Lajme

Kosova dhe Shqipëria forcojnë bashkëpunimin në bujqësi, nënshkruhen dy marrëveshje të rëndësishme

Autori: Gazeta inFokus 18:41 | 29 June 2026

Me ftesë të ministrit të Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural të Shqipërisë, Andis Salla, ministri në detyrë i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural i Kosovës, Armend Muja, zhvilloi një vizitë zyrtare në Tiranë, me fokus forcimin e bashkëpunimit ndërinstitucional mes dy vendeve

Gjatë vizitës, ministrat nënshkruan dy marrëveshje bashkëpunimi, të cilat synojnë avancimin e politikave të përbashkëta në sektorin agro-ushqimor, rritjen e standardeve në fushën e sigurisë ushqimore, veterinarisë dhe fitosanitetit, si dhe thellimin e koordinimit institucional.

Sipas Ministrisë së Bujqësisë, marrëveshjet parashohin gjithashtu zgjerimin e bashkëpunimit në zhvillimin rural, mbështetjen e fermerëve përmes politikave bujqësore dhe skemave financiare, si dhe përafrimin e mëtejshëm me standardet dhe praktikat e Bashkimit Evropian.

-Advertisement-

Një ndër prioritetet e bashkëpunimit mbetet modernizimi i sektorit përmes digjitalizimit të shërbimeve bujqësore, forcimi i kapaciteteve në kërkimin shkencor, inovacion dhe transferimin e teknologjive bashkëkohore, me synim rritjen e efikasitetit dhe konkurrueshmërisë së sektorit.

Ministria e Bujqësisë vlerësoi se këto marrëveshje përbëjnë një hap të rëndësishëm në konsolidimin e partneritetit strategjik ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë, duke kontribuar në zhvillimin e qëndrueshëm të bujqësisë, rritjen e sigurisë ushqimore dhe përmirësimin e mirëqenies së komuniteteve rurale në të dy vendet.

Teknologjia në kuzhinë nuk është vetëm çështje komoditeti, por edhe kohe: Njihuni me pllakën inovative me induksion Miele KM 8000!
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy