Kosova dhe Shqipëria, asnjë përparim në luftën kundër korrupsionit

Autori: Gazeta inFokus
07:59 | 28 January 2021
Viti 2020 solli një tablo të zymtë për sa i takon korrupsionit në botë, ku shumica e vendeve ka bërë pak ose aspak përparim në drejtim të luftës ndaj kësaj dukurie. Në raportin e përvitshëm për Indeksin e Perceptimit të Korrupsionit në botë, organizata Transparency International thotë se korrupsioni jo vetëm minoi përgjigjen globale ndaj pandemisë COVID-19, por kontribuoi në një krizë të vazhdueshme të demokracisë.
Sipas Transparency International, dy të tretat e vendeve ose kanë mbetur në vend ose kanë pësuar rënie për sa i takon luftës kundër korrupsionit. Shqipëria dhe Kosova kishin 36 pikë në një sistem llogaritjeje të indeksit ku 100 pikë do të thotë mungesë korrupsioni dhe zero, korrupsioni më i lartë.
Korrupsioni vazhdon të mbetet një problem madhor në Shqipëri dhe Kosovë, që pengon përparimin demokratik dhe frenon aspiratat e qytetarëve për një jetë më të mirë, sipas Transparency International.
Krahasuar me vitin e kaluar, Shqipëria ka një pikë më shumë, ndërsa Kosova nuk ka ndryshuar numër pikësh, por të dyja vendet janë në grupin e vendeve me korrupsion të lartë dhe pa përparim në luftën kundër tij.
Shqipëria është dy vende më lart sesa vitin e kaluar, ndërsa Kosova tri vende më poshtë, por vetë organizata u kushton më shumë rëndësi pikëve.
“Metodologjia jonë e vë theksin më shumë tek rezultatet e vendeve ndërsa renditjet janë gjithmonë relative dhe varen nga ecuria e vendeve të tjera”, thotë për Zërin e Amerikës Lidija Prokic, Këshilltare Rajonale për Evropën dhe Azinë Qendrore në këtë organizatë.
Prokic thotë se ngecja në këtë nivel për pothuajse një dekadë tregon mangësitë në sundimin e ligjit.
“Pa këtë sundim funksional të ligjit, institucionet nuk janë në gjendje të punojnë në mënyrë efektive dhe të ndjekin rastet e korrupsionit”, thotë ajo.
Prokic thotë gjithashtu se ajo që ndikon tek mungesa e përmirësimit është ndikimi politik mbi sistemin gjyqësor, mungesa e kapacitetit të institucioneve dhe mungesa e pavarësisë së institucioneve gjyqësore kryesisht për të proceduar rastet e korrupsionit.
Këto dukuri thotë ajo, i sheh si në Shqipëri, edhe Kosovë, po ashtu si edhe prirjen për mungesë transparence kur bëhet fjalë për prokurimet publike.
“Dhe nuk flas vetëm për procesin e prokurimit kur tenderët shpallen dhe vendosen, por kjo vlen edhe për menaxhimin e kontratave publike. Është shumë e rëndësishme që kjo të bëhet në një mënyrë transparente dhe të sigurojmë që këto kontrata të mos merren vetëm nga kompanitë që janë pranë vendim-marrësve në institucionet shtetërore”, thotë ajo.
Një nga aspektet që ka analizuar për vitin 2020, Transparency International është edhe lidhja mes shkeljeve të standardeve demokratike në përgjigjen ndaj COVID-19-ës dhe nivelit të korrupsionit në vend. Sa më i lartë korrupsioni, aq më të larta shkeljet.
Kosova
Dallimi për Kosovën, thotë Prokic është tek të veçantat e zhvillimeve politike atje.
“Situata në Kosovë është vërtet e mbingarkuar me çështje që janë thellësisht politike dhe kjo ka çuar mendoj në ngecje të përpjekjeve anti-korrupsion”, thotë ajo.
Ajo shton se kuadri institucional dhe ligjor po formohet dhe kjo jep arsye për një optimizëm të matur.
“Por që të mund të themi se vendi me të vërtetë po përpiqet të bëjë ndryshime të thella, duhet të shohim që ato ligje po zbatohen dhe institucionet janë plotësisht funksionale. Dhe kjo akoma, për fat të keq mungon”, thotë ajo.
Si Kosova, edhe Shqipëria kanë vend për përmirësim kur bëhet fjalë për liritë e medias, lirinë e shprehjes, lirinë e tubimit dhe shoqërinë civile.
“Niveli i demokracisë është i lidhur ngushtë me efektivitetin dhe suksesin në luftën kundër korrupsionit”, thotë Prokic.
Shqipëria
Raporti i këtij viti ka analizuar se si gjithë këto mangësi janë reflektuar edhe tek pasojat për COVID-in dhe Transparency International ka ndeshur probleme në këtë drejtim në Shqipëri.
“Kemi vërejtur shqetësime në lidhje me transparencën edhe në prokurimin publik të lidhur me COVID-in. Dhe kjo është diçka që me të vërtetë meriton shumë vëmendje nga ana e qeverisë. Do të ishte shumë inkurajuese nëse qeveria të reagonte për ato shqetësime”, thotë zonja Prokic.
Por shqetësimet shtrihen përtej zbatimin e rregullave anti-korrupsion.
“Kanë të bëjnë edhe me trajtimin e shoqërisë civile dhe trajtimin e mediave të pavarura dhe gazetarëve investigative. Jemi dëshmitarë që pretendimet e tyre shpesh hidhen poshtë dhe se ata trajtohen si një lloj opozite në vend që të shihen si një faktori korrigjues në shoqëri”.
Duke iu referuar paketës anti-shpifje, Prokic thotë se është një çështje shumë e ndjeshme dhe se këto veprime kanë ndikim tek lufta kundër korrupsionit.
“Ato jo vetëm që shkelin lirinë e shprehjes së qytetarëve, por gjithashtu frenojnë, ose më saktë kanë një efekt frikësues dhe paralizues tek njerëzi që ndoshta mund të vendosnin të raportonin raste korrupsioni ose të paraqisnin prova për akuzat për korrupsion”, thotë zyrtarja e Transparency International.

Të tjera
-
Ndalohet importi i gjedheve nga Italia pas shpërthimit të sëmundjes së lëkurës, nga AUV thonë se në Kosovë nuk ka rrezik
Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë nga sot ka vendosur masën e ndalës se pë...
-
Një variant i ri i Covid po përhapet në Evropë me simptomë të veçantë
Një variant i ri i Covid-19, i njohur si Stratus (më parë Xfg), po përhapet m...
-
Isa Mustafa: Aktgjykimi i Kushtetueses i qartë – Asnjëra palë s’i kanë numrat për të qeverisur, duhet zgjidhje për zgjedhje
Gjykata Kushtetuese e Kosovës vendosi se deputetët janë të obliguar që jo më ...
-
Gjendet 13 vjeçarja nga Kosova e cila u shpall e zhdukur në Gjermani
13-vjeçarja nga Istogu, Arta Hajzeraj, e cila ishte raportuar e zhdukur në qy...
-
Aksident mes tre veturave në Prishtinë, katër të lënduar
Katër persona janë lënduar pas një aksidenti që ka ndodur sot rreth orës 12:0...
-
Lot krokodili nga Hekuran Murati për Prishtinën: Albin Kurti dhe Qeveria e tij kurrë nuk rishikuan buxhetin që 5 vjet
Ministri në detyrë i Financave, Hekuran Murati, ka vazhduar të hedh akuza nda...
-
Kurti: Të akuzuarit për Banjskën, më afër Vuçiqit sesa mbrojtja e afërt
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, tha se të akuzuarit për sulmin...
-
“Gjej punë tjetër”, Guri i LDK-së: Kështu i thanë Përparimit edhe para 4 vjetëve, por punën e ndërroi Vitia
Deputeti i LDK-së, Paris Guri e komentoi me një postim në Facebook deklaratën...
-
Kriza në vend, Presidentja do t’i ftojë në takim liderët e partive politike
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, do t’i ftojë liderët e partive politike ...
-
Halimi i del në mbrojtje Ramës pasi e thumboi Kurti: Mendësi shpelle, e pabesueshme ku kemi përfunduar
Drejtoresha për kulturë në komunën e Prishtinës, Sibel Halimi e ka quajtur sh...
-
Rama i kërkon t’ia zhbllokojë buxhetin, Kurti bën fushatë kunder tij: Gjeje një punë tjetër në vjeshtë – Nagavci i bëhet argat
Një ceremoni për vendosjen e gurthemelit të një çerdheje në Prishtinë, u shnd...
-
Kurti insiston: Le ta provojmë votimin e fshehtë, ose fiton Albulena, ose e sjellim një emër tjetër
Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, pas vendosjes së gurthemelit të një çerd...