Sport

Kosova dhe Serbia vitin e ardhshëm në Ligën e njëjtë

Autori: Gazeta inFokus 11:54 | 17 November 2020

Është e pashmangshme rënia e Serbisë në një Ligë më poshtë të Ligës së Kombeve të UEFA-së, shkruan Gazeta inFokus.

Nga grupi B, kombëtarja serbe pritet që të mërkurën, pas lojës me Rusinë të konfirmojë degradimin në një Ligë më poshtë, Ligën C të ligës së Kombeve, aty ku pritet të qëndroj Kosova në rast se fiton këtë të mërkurë ndaj Moldavisë.

Serbia në Grupin 3 të Ligës B, është në vendin e fundit dhe ka 3 pikë më pak se Turqia. Për të qëndruar në rangun ku është tani i duhet fitore ndaj Rusisë dhe në të njëjtën kohë humbje të Turqisë ndaj Hungarisë me të paktën 3 gola diferencë.

-Advertisement-

Në anën tjetër Kosovës me barazim apo fitore ndaj Moldavisë, do të qëndrojë në të njëjtën Ligë. ‘Dardanët’ kanë edhe një shans tjetër që është ‘Play-Off-i’ e ku pritet të ndeshet me Qipron, Estonin apo Kazakistanin që për momentin janë në vendet e fundit në grupet e tyre në Ligën C.

Edhe nëse luajnë dy kombëtaret e Serbisë dhe Kosovës në të njëjtën Ligë, sipas rregullave të UEFA-së, për shkak të konflikteve të tyre politike, nuk do të mund të jenë në një grup dhe të ndeshen mes vete./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
E treta e verteta, shpallet fituesi I trete I Lojes Shperblyese se Artmotion?

Të tjera