Kosnett porosi për qeverinë e re: Trajtoni dinjitetshëm të mbijetuarit e luftës së fundit
Autori: Gazeta inFokus 21:29 | 11 November 2019
Me rastin e 20-vjetorit të themelimit të Qendrës Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës (QKRMT), sonte u organizua një pritje solemne me të ftuar aktivist dhe përfaqësues të institucioneve si dhe ambasadorë të akredituar në Prishtinë.
Ambasadori i SHBA, Philip Kosnett i cili fillimisht shprehu respektin për të gjithë të mbijetuarit, tha se jo kategori duhet të jetë në vëmendje të vazhdueshme.
.“Gratë dhe burrat që kanë mbijetuar dhunimit gjatë luftës nga forcat e armikut, përballen me dhembje të mëtejme nga fqinjët, miqtë dhe familjarët. Të gjithë i kemi dëgjuar ato rrëfime nga të mbijetuarit që fizikisht janë dëshpëruar”, tha Kosnett.
Ai ka kërkuar nga qeveria e ardhshme që kjo kategori e të mbijetuarve të trajtohet mirë dhe dinjitetshëm. Drejtoresha e QKMRT-së, Feride Rushiti theksoi se ky përvjetor sa është i rëndësishëm, është edhe emocional.
“Atë botë qendra jonë ishte e vogël, por vullneti dhe përkushtimi jonë ishte i madh. Bëmë që ne të shtrijmë shërbimet tona anë e mban Kosovës dhe shumë shpejt kjo qendër u shndërrua në shpresë të madhe për jetën e atyre që lufta e fundit u la pasoja të rënda fizike, mendore e shëndetësore. Andaj, kjo qendër për gjatë dy dekadave ishte adresa kryesore për më shumë se 18 mijë individëve, apo familjarëve t tyre që kanë përfituar drejtpërdrejt apo tërthorazi nga shërbimet e QKRMT-së”, tha Rushiti.Ajo shtoi se për dy dekada të QKRMT-së ka pasur përkushtim për një shoqëri më të mirë dhe me të drejta të njeriut.Ambasadori i Britanisë së Madhe, Nicholas Abbott tha se të mbijetuarit e dhunës seksuale meritojnë respekt të veçantë dhe përkushtim për ta çdo herë.I pranishëm ishte edhe Laureati i Çmimit Nobel për Paqe 2018, Denis Mukweg.
Të tjera
-
A do të jetë Kosova vendi i parë në botë me shumicë myslimane që do të mundësojë martesat e së njëjtës gjini?
Gazetari gjerman i “Frankurter Algemeine Zeitung”, Michael Martens pas vizitë...
-
Osmani për fjalimin e Vuçiqit në KS të OKB-së: Të vërtetën tonë nuk mundet ta sulmojë e as ta mohojë askush, e as Serbia
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, është deklaruar rreth reagimit të presid...
-
56 vjeçari gjendet i vdekür në banesën e tij në Fushë Kosovë
Një 56-vjeçar është gjetur pa shenja jete në banesën e tij në rrugën “Dardani...
-
Ambasadori britanik në Beograd: Asociacioni të formohet sa më shpejt që të jetë e mundur
Ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në Serbi, Edward Ferguson, ka thënë të pr...
-
Kurti takohet me deputetë gjermanë në Berlin, flasin për aplikimin e Kosovës në KiE
Në ditën e dytë të qëndrimit të tij në kryeqytetin e Gjermanisë, Kryeministri...
-
FSK zgjedh ushtarin më të mirë për vitin 2024
Forca e Sigurisë së Kosovës ka mbajtur sot ceremoninë e garës ndërkombëtare “...
-
Pas dyshimeve për keqpërdorim, konstituohet komisioni hetimor për subvencionimin e teksteve shkollore
Komisioni hetimor parlamentar për procesin e subvencionimit të teksteve shkol...
-
Projektligji për KPM-në, Deirdre Kevin: Ligjet janë në përputhje me standardet evropiane
Projektligji për Komisionin e Pavarur për Media, u diskutua sërish në Komisio...
-
Dhëndrri dyshohet se tentoi të vr*së ish vjehrrin, policia jep detaje për rastin në Dragash
Policia e Kosovës ka njoftuar se një burrë dyshohet se ka tentuar të vrasë nj...
-
“Nuk do ta shesim TikTok-un”, reagon pronari kinez në SHBA pas miratimit të ligjit që ndalon rrjetin social
Kompania mëmë kineze e TikTok, ByteDance, thotë se nuk ka ndërmend ta shesë b...
-
Blinken: Rusia pa ndihmën e Kinës nuk do arrinte të vazhdonte pushtimin e saj në Ukrainë
Rusia do të kishte vështirësi për të vazhduar pushtimin e saj në Ukrainë pa n...
-
Rama takon Jasharin, diskutojnë për shtatoren e Adem Jasharit
Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ka pritur në takim Bekim Jas...