Lajme

Koronavirusi, regjistrohet viktima e 8 në Shqipëri, ndërron jetë një 66 vjeçar

Autori: Gazeta inFokus 09:30 | 27 March 2020

Ministria e Shëndetësisë raporton se një pacient 66-vjeçar nga Fieri, i konfirmuar me Covid-19 pësoi vdekje të papritur (infarkt) mëngjesin e sotëm në Spitalin Infektiv.

“Pavarësisht ndihmës së menjëherëshme të stafit mjekësor, 66-vjeçari që vuante nga sëmundje kronike pulmonare, hipertension, hemorragji gastro-intestinale, nuk arriti të mbijetojë. 66-vjeçari është viktima e tetë e prekur nga COVID-19 në Shqipëri”, shkruhet në njoftimin e Ministrisë së Shëndetësisë.

Ministria e Shëndetësisë i shpreh ngushëllimet familjes së të ndjerit dhe apelon dhe një herë qytetarët të respektojnë me shumë rigorozitet rregullat e izolimit dhe distancimit social.

-Advertisement-

Mbrëmjen e djeshme ndërroi jetë një paciente 85-vjeçare nga Tirana,  e cila mbërriti pasdite në Spitalin Infektiv, në gjendje të rëndë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
TEB sjellë edhe kartelën prestigjioze VISA Infinite

Të tjera