Shëndetësi

Koronavirusi, cilat janë simptomat te fëmijët

Autori: Gazeta inFokus 09:51 | 13 April 2020

As fëmijët nuk janë imunë ndaj koronavirusit! Kjo duhet të jetë e qartë për të gjithë. Por ata e kalojnë më lehtë dhe shumë rrallë kanë nevojë për trajtim me respiratorë.

Fatkeqësisht, siç e dimë, janë raportuar edhe raste të vdekjes, por në një përqindje minimale krahasuar me të rriturit dhe të moshuarit.

A mund të infektohen fëmijët me koronavirus?

-Advertisement-

Po, ashtu si të rriturit edhe fëmijët mund të marrin virusin. Në fillim të pandemisë, dukej e të rinjtë nuk prekeshin, port ë dhënat e fundit trgojnë se të gjithë janëtë rrezikuar. Ndryshe nga të rritur, fëmijët kanë simptoma më të leta dhe për fat të mirë, vogëlushët e kalojnë shumë lehtë.

Të dhënat nga Qendrat Kineze për Kontrollin e Sëmundjeve raportuan se fëmijët nën moshën 19 vjeç përbënin 2% të 72,314 rasteve me Covid-19 të regjistruar në 20 shkurt.

Në Itali, buletini i Institutit të Shëndetësisë së datës 9 prill na tregon se ata të infektuar nën 19 vjeç përfaqësojnë 1.6% të rasteve pozitivëve. Shumë prej fëmijëve pozitivë u infektuan, sepse prindërit e tyre ishin të sëmurë.

Cilat janë simptomat tek fëmijët?

Në mënyrë tipike virusi tek fëmijët ndikon në rrugët e sipërme të frymëmarrjes (hunda, goja, fyti) dhe kjo e bën Covid-19 të duket më shumë si një ftohje. Kryesisht fëmijët janë asimptomatikë, ndaj është shumë e vështirë diagnostikimi te ta.

Edhe pse fëmijët janë asimptomatikë, ajo që shqetëson është përhapja e virusit përmes sekrecioneve të hundës dhe gjithashtu përmes jashtëqitjes. Tetë nga dhjetë fëmijë me Sars-Cov2 u zbuluan nga jashtëqitja.

Një analizë nga Universiteti i Campinas, Brazil ekzaminoi 34 studime për 1118 raste. Studimi ka treguar që, si për të rriturit, simptoma më e shpeshtë është ethe, por në një përqindje shumë më të ulët, vetëm 16% (tek të rriturit kjo simptomë është afër 90%).

Kollitja 14.4%, sekrecionet në hundë 3.6%, diarreja 2.7%, të vjellat 2.7%. Pneumonia u diagnostikua në 12.9% të fëmijëve dhe infeksioni në rrugët e frymëmarrjes në 3.8%.

Një element i rëndësishëm del nga të dhënat, pasi ethet dhe vështirësia në frymëmarrje nuk janë shenjë dalluese e Coivid-19 tek fëmijët.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Po, Po 31 Vetura Dacia Logan shpërblim për konsumator nga ETC

Të tjera