Sport

Kore raciste ndaj anglezëve, UEFA jep lajmin e madh për Kosovën

Autori: Gazeta inFokus 14:17 | 26 March 2019

UEFA ka hapur një hetim ndaj Malit të Zi për ndeshjen e së hënës, teksa një sërë shkeljesh janë vërejtur në ndeshjen ndaj Anglisë, që u mbyll 1-5 për “Tre Luanët”.

Qeveria e futbollit në Europë do të hetojë koret racistë të tifozëve malazez ndaj Callem Hudson-Odoi dhe Danny Rose, por në total janë katër hetime që do të shqyrtohen dhe vendimi do të jepet me 16 maj.

Akuza ndaj Malit të Zi:

-Advertisement-

– Hedhja e fishekzjarrëve.

– Hedhja e objekteve në fushë.

– Sjellje raciste.

– Shkallët e stadiumit të bllokuara.

Me gjithë këto akuza Mali i Zi ndeshjen e ardhshme në shtëpi me të gjitha gjasat do ta luajë pa tifozë. Ky është një “asist” për Kosovën, pasi iu takon “Dardanëve” të jenë kundërshtarët e tyre të radhës për kualifikueset e Euro 2020 në qershor të këtij viti.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
UFC EKSKLUZIVISHT NË ARTMOTION!
-Advertisement-

Të tjera