Kontratat kolektive, Ibrahimi: Komunave u janë marrë miliona euro
Autori: Gazeta inFokus
13:17 | 20 Tetor 2026
Drejtori ekzekutiv i Asociacionit të Komunave të Kosovës (AKK), Sazan Ibrahimi, ka thënë se komunave u janë marrë padrejtësisht qindra miliona euro nga buxhetet e tyre për detyrimet që kanë rrjedhur nga kontratat kolektive, duke theksuar se këto mjete do të mund të përdoreshin për investime kapitale, subvencione dhe shërbime për qytetarët.
Ibrahimi e ka cilësuar si mungesë serioziteti nga niveli qendror mospjesëmarrjen në seancën e parë dëgjimore lidhur me këtë çështje, ndërsa ka shprehur shpresën se gjykatat do të marrin vendime në favor të komunave.
“Neve jemi dëshmitarë të kohës që gjatë këtyre viteve të fundit komunave në mënyrë të padrejtë iu kanë marrë me qindra milionë euro nga buxhetet e tyre, dhe ato mjete financiare nuk kanë mundur të zbatohen në shumë projekte për investime kapitale, në mallra, shërbime, në subvencione dhe kategori të tjera, të cilat në mënyrë të drejtpërdrejtë do të ndikonin në përmirësimin e jetës së qytetarit. Po shpresojmë që gjykatat tona do ta marrin një vendim meritor, të cilat neve shpresojmë që do të jenë pro komunave”, tha ai.
Ai ka thënë se Asociacioni i Komunave të Kosovës ka kundërshtuar vazhdimisht bartjen e këtyre detyrimeve financiare te komunat, me arsyetimin se kontratat kolektive janë nënshkruar nga niveli qendror.
“Pas disa viteve pritje, sot filloi procesi i parë sa i përket trajtimit të dëmeve të shkaktuara prej kontratave kolektive ndaj komunave. Neve si Asociacion i Komunave gjithmonë kemi deklaruar se këto mjete financiare janë marrë në mënyrë të padrejtë, sepse kontratat kolektive janë nënshkruar nga niveli qendror. Neve jemi shumë të kënaqur që ky proces filloi dhe po besojmë se gjykatat tona do të marrin vendime meritore dhe po shpresojmë se ato vendime do të jenë pro komunave”, tha ai.
Ibrahimi ka kritikuar gjithashtu nivelin qendror për, siç tha, mungesën e seriozitetit në trajtimin e këtij problemi, duke theksuar se pasojat financiare përfundojnë te qytetarët.
“Neve gjatë këtyre viteve kemi deklaruar se niveli qendror nuk është duke e marrë këtë çështje seriozisht. Dëmi po i shkaktohet komunave, kurse niveli qendror është shumë komod në këtë relacion. Me iu marrë komunave me qindra milionë euro, efekti është tek qytetari i Republikës së Kosovës dhe po e vlerësojmë që niveli qendror, edhe në këtë rast, nuk u tregua serioz ndaj komunave me mos-pjesëmarrje në seancën e parë dëgjimore sa i përket problemit të kontratave kolektive”, tha ai.

T� tjera
-
Le’tra tronditëse që Arlinda Zekaj ia dorëzoi Prokurorisë tri ditë para se të vritej
“Uroj që të mos vijë dita kur ju dhe institucionet përgjegjëse të detyroheni ...
-
Kurti uron “Koalicionin Shqiptar” për rezultatin në zgjedhjet në Serbi
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti e ka uruar “Koalicionin Shqiptar” për rez...
-
Ky është i dyshuari për vrḁsjen me sëpatë të kunatës në Pejë – viktimḁ ishte kthyer nga Policia në shtëpi vetëm pak minuta para krimit
Gazeta Sinjali ka siguruar identitetin e personit të dyshuar për vrasjen brut...
-
Tragjedia në Vitomericë/ Avokatja zbulon fjalët e fundit të Arlindës, që u vra nga kunati me sopatë: “Nuk më duhet jeta pa djalin”
Avokatja Adelina Hoxha ka reaguar pas vrasjes së Arlindës, e cila dyshohet se...
-
CRTA: Lista Studentore kryeson me 51,47 për qind të votave
Lista Studentore kryeson në zgjedhjet parlamentare në Serbi me 51,47 për qind...
-
Burri nga Deçani e vret në Vitomericë kunatën e tij
Një ngjarje e rëndë dyshohet se ka ndodhur në Vitomericë të Pejës, ku një bur...
-
CeSID: Koalicioni Shqiptar, dy mandate në Serbi
“Koalicioni Shqiptar” pritet të përfaqësohet nga dy deputetë në parlamentin s...
-
CeSiD i publikon rezultatet preliminare, Lista e Studentëve e mund Vuçiqin 52 me 39, Daçiq merr veç 2.3% të votave
Qendra për Zgjedhje të Lira dhe Demokraci (CeSiD), në bashkëpunim me Ipsos, k...
-
Shqiptarët mund t’i fitojnë tre mandate në Parlamentin e Serbisë?
Me përjashtim të listës së studentëve dhe SNS-it, të gjitha listat tjera zgje...
-
Vuçiq humbi, nisin festimet në shtabin e Listës së Studentëve dhe në qendër të Beogradit
Festimet kanë nisur në shtabin e listës së studentëve “Studentët Fitojnë”, pa...
-
Vuçiç pranon humbjen pas 14 vitesh në pushtet: Ka fituar Lista Studentore
Presidenti serb, Aleksandar Vuçiç, ka deklaruar se Lista Studentore pritet të...
-
Rrahja e të miturës në Gjilan nga bashkëmoshataret, familja largohet nga Kosova
Pas dhunës fizike ndaj një vajze të mitur në Gjilan në vitin 2025, e cila iu ...





























