Fun & Video

Kontejnerët e vjetruar kthehen në banesa, si mundësi për ata që nuk mund të paguajnë vendbanimin (Foto)

Autori: Gazeta inFokus 17:07 | 23 May 2018

Kompania gjermane Containerwerk, ka prezantuar në Milan Design Week, projektin që do të zgjidhte problemin e atyre që nuk kanë të ardhura të paguajnë për një vendbanim të përhershëm.

Projekti ka për bazë kontejnerët e vjetër të mallrave, të cilët janë adoptuar në një ambient luksoz banimi me 54 metra katrorë, që përmbushë të gjitha nevojat, transmeton Telegrafi.

Imazhet i shfaqin banesat që kanë banjën e ndarë me një perde nga dhoma e gjumit, teksa dhoma e ndejës është e bashkuar me kuzhinën dhe trapezarinë. Të gjitha pjesët e brendshme, janë të ndriçuara me dritë natyrale, nga dera dhe rrathët e hapura në tavan dhe sipërfaqet anësore.

-Advertisement-

“Ndërtimi i shtëpive po shkon duke u shtrenjtuar, ndërsa për të blerë banesë kërkohet kursime të mëdha. Kjo do të ishte një zgjidhje, që do ta bënte vendbanimin shumë më të lehtë” thuhet lidhur me projektin.

Për një apartament të tillë, duhet të paguhen rreth 40 mijë euro dhe të sigurohet një vendbanim luksoz në hapësirën e dëshiruar.

“Këta kontejnerë që bartin mallra nëpër anije, nuk mund të shfrytëzohen për më shumë se 13 vjet, por jeta e tyre nuk ka pse të ndalojë aty. Mund të përdoren edhe në këtë formë”, përshkruhet ky plan arkitekturor, që pritet të hyjë në funksion së shpejti.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
UFC EKSKLUZIVISHT NË ARTMOTION!
-Advertisement-

Të tjera