Lajme

Konsumatorët të rrezikuar dhe të mashtruar në të gjithë sektorët

Autori: Gazeta inFokus 07:07 | 15 March 2019

15 marsi njihet si Dita Ndërkombëtare e Konsumatorit, që për qëllim ka mbrojtjen e konsumatorëve. Mbrojtja, ka të bëjë me ruajtjen e shëndetit dhe sigurisë së konsumatorëve, si dhe me mbrojtjen e tyre nga çdo praktikë abuzive e tregtarëve.

Ministria e Tregtisë dhe Industrisë, duke vlerësuar tejet të rëndësishme mbrojtjen e konsumatorit nga fundit i vitit 2012 ka krijuar si njësi të veçantë Departamentin e Mbrojtjes së Konsumatorit. Ndërsa tashmë ka edhe Ligji për Mbrojtjen e Konsumatorit.

Megjithatë, Qytetarët e Kosovës ende janë të rrezikuar për shëndetin e tyre nga produktet jocilësore dhe nga tregtarët mashtrues me mallra të kontrabanduara.

-Advertisement-

Ankesat që janë paraqitur, edhe nga raportimet e mëhershme, janë nga të gjitha sektorët, duke bërë që qytetarët të jenë të pakënaqur me shërbimet apo produktet që ju ofrojnë.

Ankesat më të shpeshta thuhet të jenë për çmimet, cilësia e dobët e produkteve apo shërbimeve, afati i përdorimit, etj.

Ndryshe, Dita Ndërkombëtare e Konsumatorëve, shënohet çdo 15 mars, pasi në këtë datë në vitin 1962 presidenti amerikan Xhon F. Kenedi miratoi Ligjin për të drejtat e konsumatorëve.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Kryetari Përparim Rama pjesë e ‘Mayor’s Talk’
-Advertisement-

Të tjera