Konsullja ia shkëput kontratën zyrtarit që ishte ankuar ndaj saj
Autori: Gazeta inFokus 07:13 | 17 April 2020
Konsullja e përgjithshme në Frankfurt, Fatmire Musliu, ia ka ndërprerë kontratën një punonjësi të Konsullatës, pas vendimit për kthim në Prishtinë nga ministri në detyrë Glauk Konjufca.
Musliu e ka larguar nga puna asistentin e parë, Murat Makolli, i cili kishte deponuar në MPJD ankesa për sjelljet e Musliut në Konsullatë, për të cilat ka raportuar gazeta javën e kaluar.
Makolli, i cili gjendet në pushim mjekësor, ka thënë se nuk është njoftuar paraprakisht për shkëputjen e kontratës dhe se vendimi i marrë më 4 prill i është dërguar tek më datën 9 prill. Në MPJD kanë thënë se ende nuk e kanë të qartë çfarë ka ndodhur, dhe se organet e brendshme do ta sqarojnë situatën, raporton KOHA.
Në vendimin e Musliut dërguar Makollit thuhet, “ndërprerje e jashtëzakonshme dhe e menjëhershme e kontratës së punës”.
“Ju njoftojmë se marrëdhënia juaj e punës me Konsullatën e Përgjithshme të Republikës së Kosovës në Frankfurt am Main, ndërpritet me efekt të menjëhershëm për shkak të sjelljes suaj në kundërshtim me kontratën. Edhe pse ju keni marrë disa vërejtje, për fat të keq kanë rezultuar të pasuksesshme pasi që sjelljet tuaja nuk janë përmirësuar”, shkruan në vendimin e datës 4 prill 2019.
Ndërkaq ministri në detyrë ka prorozuar kthimin e Musliut në Prishtinë më datën 31 mars 2019.
Në vendim nuk specifikohen pikat e kontratës që ka shkelur Makolli.
Përkitazi me rastin dhe bazën ligjore të vendimit, gazeta i ka shkruar Musliut, e cila ka thënë se, “si çdo herë emaili u është përcjellë zyrtarëve përgjegjës në MPJ”.
Të tjera
-
Votimi me postë, Ambasada e Kosovës në ShBA publikon udhëzuesin me hapat që duhet ndjekur për ta dërguar fletëvotimin
Ambasada e Kosovës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ka publikuar udhëzuesin...
-
Ambasada e ShBA-së mirëpret nisjen e fushatës zgjedhore në Kosovë
Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, ka mirëpitur hapjen e...
-
KQZ e akrediton grupin e parë të vëzhguesve të partive politike
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve e ka akredituar grupin e parë të vëzhguesve të...
-
Hamza viziton Kooperativën Bujqësore “Krusha”, premton mbështetje
Kandidati për kryeministër nga Partia Demokratike e Kosovës, Bedri Hamza, ka ...
-
Prokuroria e Ferizajt gjatë vitit 2024 ngriti 231 aktakuza për dhunë në familje
Prokuroria Themelore në Ferizaj, gjatë vitit 2024 ka pranuar 275 kallëzime pe...
-
Dridhet Japonia – tërmet me magnitudë 6.6
Një tërmet me magnitudë 6.6 ka tronditur ishullin Kyushu në Japoninë jugperën...
-
KQZ e akrediton grupin e parë të vëzhguesve të partive politike
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve e ka akredituar grupin e parë të vëzhguesve të...
-
Rrezarta Krasniqi e bindur: 500 mijë vota për Vetëvendosjen është një ëndërr e parealizueshme
“Ëndërr të parealizueshme” e konsideron deputetja e LDK-së, Rrezarta Krasniqi...
-
“Përmes Klinës drejt një Kosove më të fuqishme”- Dervishaj publikon momente të jashtëzakonshme nga Klina
Kandidati për deputet nga diaspora me numër 77 nga Partia Demokratike e Kosov...
-
Gjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së, Prokuroria ka edhe 72 dëshmitarë
Ekipi i prokurorëve në rastin e katër ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare, Has...
-
BE ofron 140 milionë euro ndihmë humanitare për Ukrainën
Komisioni Evropian njoftoi sot një paketë të re të ndihmës humanitare me vler...
-
Policia kërkon bashkëpunimin e qytetarëve për identifikimin e një gruaje, dyshohet për vjedhje
Policia e Kosovës, konkretisht njësiti i hetimeve të stacionit policor Qendra...