Lajme

Konstituohet grupi i punës në Komisionin e Ligjeve

Autori: Gazeta inFokus 13:24 | 28 March 2024

Ditën e sotme është konstituuar grupi i punës në Komisionin e Ligjeve, ku do të diskutohen ligjet, të cilët kërkojnë 84 vota në Kuvend.

Grupi i punës përbëhet nga anëtarë të mazhorancës dhe opozitës.

Për Partinë Socialiste u ulën në mbledhjen e sotme në këtë grup pune Klotilda Bushka, Damian Gjiknuri, dhe Toni Gogu.

-Advertisement-

Ndërsa opozita u përfaqësua nga deputetët Oerd Bylykbashi, Dhurata Çupi dhe Erisa Xhixho.

Grupi i punës është pjesë e dakordësisë së arritur mes mazhorancës dhe grupit parlamentar të PD-së për dhënien fund të bllokimit të Kuvendit dhe ngritjen e 2 komisioneve hetimore të kërkuara nga opozita.

Në mbledhjen e fundit, Konferenca e Kryetarëve ra dakord që në Komisionin për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut, të krijohet hapësira dhe kushtet e nevojshme nëpërmjet një mekanizmi të barabartë dialogu mes shumicës dhe pakicës parlamentare, që në mënyrë transparente, trajton me qëllim gjetjen e konsensusit, çështje që kërkojnë diskutim politik konstruktiv e gjithëpërfshirës, ligjet që kërkojnë shumicë të cilësuar dhe legjislacionin e nevojshëm për ecurinë e negociatave të anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKS-ja kërkon nga Institucionet që sigurimi për bujqit të bëhët obligativ

Të tjera