Lajme

Konkursi për pranimin e 50 punëtorëve, MPB merr një vendim

Autori: Gazeta inFokus 15:15 | 11 August 2022

Ministria e Punëve të Brendshme vazhdon afatin e konkursit për pozitën Zyrtar Administrativ deri me 15 gusht, pasi fillimisht ishte paraparë deri me 11 gusht.

Ministria e Punëve të Brendshme ka hapur një konkurs për 50 vende të lira në pozitën ‘Zyrtar administrativ’ ku mes tjerash kërkohet vetëm diploma e shkollës së mesme dhe shkathtësitë kompjuterike në aplikacione të programeve (Word, Excel, Power Point).

Për këtë pozitë e cila paguhet 423.85 Euro bruto nuk kërkohet përvojë paraprake.

-Advertisement-

Sipas konkursit, të pranuarit për këtë pozitë do të punojnë në Qendrat për Pajisje me Dokumente dhe Qendrat për Regjistrimin e Automjeteve në Komunat Kosovës.

Personat që pranohen do të pajisen me kontratë njëvjeçare.

Për informacione shtesë rreth konkursit mund të klikoni këtë LINK.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
E treta e verteta, shpallet fituesi I trete I Lojes Shperblyese se Artmotion?

Të tjera