Konkursi për policë në Veri, ekspertët thonë se Beogradi do të bëjë presion përsëri
Autori: Gazeta inFokus 17:34 | 18 January 2023
Afër 600 pjesëtarë serbë, më 5 nëntor të vitit të kaluar, i zhveshën uniformat e Policisë së Kosovës, duke dhënë dorëheqje, në shenjë proteste për targat. Pas rreth një muaji, Policia njoftoi, se 80 prej tyre u është pranuar dorëheqja, derisa në fillim të janarit ky institucion shpalli konkurs për pranimin e zyrtarëve policorë për të gjitha minoritetet. Mirëpo, Policia nuk ka treguar numrin e personave që do të pranohen e as se sa është numri i dorëheqjeve të pranuara. Por, në anën tjetër, ekspertët e sigurisë kanë dyshime nëse ky konkurs do të rezultojë i suksesshëm për shkak të “trysnisë së Beogradit”.
Nga 5 deri më 26 janar konkursi i Policisë së Kosovës do të jetë i hapur për të gjitha minoritetet për t’u bërë pjesëtar i PK-së në Drejtorinë Rajonale në Mitrovicë të Veriut. Për këtë konkurs, njohësit e sigurisë, Nuredin Ibishi dhe Bedri Elezi thonë se ka interesim të ulët të serbëve për të marrë pjesë.
Ibishi ka deklaruar se trysnia nga ekstremistët serbë dhe kufizimi i moshës në kriteret e konkursit janë “problematike”.
“Mendoj që situata e tillë në Veri do të vazhdojë. Ashtu siç është bërë presion për dorëheqje, shihet presion i vazhdueshëm që edhe të mos aplikojnë në Policinë e Kosovës. Problematike është edhe kufizimi i moshës dhe trysnia nga ekstremistët serbë. Atyre u ka pushuar marrëdhënia e punës, mirëpo një zgjidhje politike mendoj se është e mundur nga bisedimet e ardhshme të ndërmjetësuara nga SHBA dhe BE”, u shpreh Ibishi për Express.
Ndërkaq, Elezi shpreson se pjesëtarët e komuniteteve tjera do të kenë interesim më të madh për të aplikuar, derisa shpreh një shqetësim për këtë.
Elezi kërkon nga AKI dhe institucionet tjera të sigurisë që të mbledhin informacione për grupet e serbëve që janë pro pavarësisë së Kosovës dhe të njëjtëve t’iu ofrohet siguri, në mënyrë që ata të përfshihën në institucione.
“Kemi dyshime serioze se sa ky konkurs do të rezultojë i suksesshëm, ngase sipas informacioneve që kemi, ka interesim të ulët dhe ndikimit të lartë të strukturave të Serbisë tek qytetarët serbë. Prandaj ne dyshojmë shumë që ky konkurs mund të dështoj. Është një shpresë që mund të kemi pjesëtarë të komuniteteve tjera, por të njëjtit do të jetë e vështirë për të punuar në Veri, për shkak të transportit dhe mund të kenë probleme me serbët në Veri. E vetmja mënyrë për të shtrirë bashkëpunimin në veri është bashkëpunimi me grupe dhe personat që janë lojalë ndaj Kosovës, të cilëve duhet t’i ofrojmë siguri. Institucionet e Kosovës, sidomos AKI-ja ka për obligim grumbullimin e informacioneve të nevojshme për grupet e caktuara që kanë qasje pozitive karshi pavarësisë së Kosovës dhe duhet punuar me ta. Po ashtu është i rëndësishëm bashkëpunimi me SHBA-në”, deklaroi Elezi.
Gazeta Express ka dërguar pyetje në Policinë e Kosovës për numrin e policëve që janë larguar nga ky institucion dhe atyre që kanë aplikuar për t’u bërë pjesëtarë, por nuk kanë kthyer përgjigje.
Të tjera
-
Pas 26 vitesh në ankth për familjen, gjenden eshtrat e Xheladin Kabashit
Kryetari i Skenderajt, Fadil Nura ka njoftuar se pas 26 vitesh janë gjetur es...
-
Politikani gjerman: Me Trumpin mund të ketë progres në dialog
Dialogu mes Kosovës dhe Serbisë nuk është duke shkuar në drejtimin e duhur. ...
-
Në Capitol Hill bëhen përgatitjet e fundit për inaugurimin e Donald Trump si President i SHBA-së
Të hënën, më 20 janar, presidenti i zgjedhur i Shteteve të Bashkuara të Ameri...
-
Agon Maliqi: 500 mijë vota janë të pamundura, 2021-ta ishte një rast i rrallë që nuk përsëritet
Analisti politik dhe aktivisti i shoqërisë civile, Agon Maliqi, e ka konsider...
-
100 vëzhgues të BE-së për zgjedhjet në Kosovë, Loiseau: Numërimi i fletëvotimeve me praninë e kamerave edhe në qendra komunale
Misioni i BE-së në Kosovë për herë të shtatë do të vëzhdoj zgjedhjet në Kosov...
-
Paqja do i rikthejë familjen, shqiptaro-palestinezi: Më ka marrë malli për përqafimin e nënës
Ahmed Jaber nga nëna është shqiptar, ndërsa nga babai palestinez. Që prej ...
-
Shahin Dervishaj: Kur dëgjon nga afër hallet e qytetarëve, e sheh rëndësinë e angazhimit të vërtetë
Kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës, Shahin Dervishaj, po vazhdon taki...
-
PDK me tubim të madh në Podujevë, Hamza: Zgjedhjet e 9 shkurtit moment vendimtar për të ardhmen
Kandidati i PDK-së pët Kryeministër, Bedri Hamza, ka mbajtur një tubim masiv ...
-
Shkëlqim Devolli takon shefin në ardhje të CIA-s, John Ratcliffe, flasin për zhvillimet në Kosovë
Sipërmarrësi kosovar, Shkëlqim Devolli, i cili po qëndron në Washington DC pë...
-
Presidentja Osmani ka ftesë mirëpo nuk shkon në inaugurimin e Donald Trump
Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ka marrë ftesë nga anëtarë ...
-
Besnik Tahiri: Me AAK-në rinia e Kosovës ka të ardhme të sigurt
Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri, ka marrë pjesë s...
-
Deputeti Ferat Shala vazhdon takimet me qytetarë gjithandej Kosovës
Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Ferat Shala, po vazhdon vizitat e ...