Lifestyle

Konkursi i baristëve

Autori: Gazeta inFokus 15:45 | 25 August 2017

Kaitlyn Stewart nga Kanadaja provoi se asgjë nuk mund ta ndalë atë duke rrëmbyer trofeun e baristes më të mirë në planet, duke mundur kështu mbi 10 mijë garues në konkursin presigjioz botëror për baristin më të mirë të vitit.

Një kompeticion ky që konkurron denjësisht edhe eventet botërore sportive. Gara e mbajtur në qytetin e Meksikos nxori 55 finalistë nga mbi 50 vende, në një seri sfidash me presion të lartë dhe raundesh eleminimi. 10 finalistë u zgjodhën në gjysmëfinale, në një betejë spektakolare “Lucha Libre”, frymëzuar nga kultura e pasur e Meksikës, me garuesit që u ngjitën në një arenë për të shpalosur aftësitë e tyre në përgatitjen e koktejlit.

Vetëm katër prej tyre ia dolën në raundin final, ku u testuan njohuritë e tyre, kreativiteti dhe mjeshtëria në shërbim, para se fituesi të shpallej në mbrëmje vonë. Stewart, e cila siguroi kurorën e baristëve, impresionoi anëtarët e jurisë me aftësinë e saj, me spektaklin që dha, energjinë dhe origjinalitetin.

-Advertisement-

Organizatorja Johanna Dalley tha: “E gjithë kjo frymëzon gra të tjera në industri të mendojnë se mund t’ia dalin dhe unë jam vërtetë e lumtur pasi gratë janë bariste fenomenale, po aq sa edhe djemtë. Ne donim të gjenim baristin më të mirë në botë dhe e bëmë këtë. Ajo është një femër”.

Ky është viti i dytë radhazi që një femër fiton titullin e baristit më të mirë në botë, duke thyer trendin e shtatë viteve radhazi dominancë të djemve. Ndërsa këta të fundit dominojnë në botën e baristëve, femrat padiskutim lënë shenjë dhe vënë në pikëpyetje perceptimin se puna e baristit është kryesisht për burra.

Konkursi është në vitin e nëntë të tij dhe tërheq baristët më të mirë të globit për të ngritur trofeun dhe për të përcaktuar tendencat e reja të industrisë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Nëse doktor Mitrev do të përdorte hemofiltrimin me qëllim që të mashtruar pacientët, do t’i kishte mashtruar të gjithë 1738…

Të tjera