Lajme

Konjufca takohet me raportuesen e Komisionit të Venecias, ja për çfarë diskutuan

Autori: Gazeta inFokus 13:50 | 20 May 2022

Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, i shoqëruar nga këshilltarët, ka pritur sot në takim një delegacion të Komisionit të Venecias të përbërë nga raportuesja Grainne McMorrow, përfaqësuesi i sekretariatit të KV-së Schnutz Dür dhe Frank Power, Shef i Zyrës së Këshillit të Evropës në Kosovë.

Në takim, ndër të tjera, u diskutua për reformën në drejtësi, me theks të veçantë procesin e Vetingut dhe rëndësinë e këtij procesi për sundimin e ligjit dhe shtetit të së drejtës.

Konjufca, duke e konsideruar procesin e Vetingut si thelbësor për zbatimin e reformës në drejtësi, shprehu gatishmërinë për vazhdimin e bashkëpunimit dhe vlerësoi kontributin e këtij Komisioni në ofrimin e opinioneve dhe rekomandimeve në lidhje me çështjet ligjore që trajtohen në institucionet e Republikës së Kosovës. ​

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Prince Caffe pjesëmarrës në panairin “Gulfood Fair 2024” në Dubai

Të tjera