Konjufca sot viziton Thaçin e të tjerët në Hagë
Autori: Gazeta inFokus 07:01 | 17 June 2022
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, ka udhëtuar në Hagë.
Ai sot viziton të paraburgosurit që po mbahen në Dhomat e Specializuara.
Vizita bëhet pasi ish krerët e UÇK-së, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi, kanë pranuar të takojnë kryekuvendarin Konjufca.
Ky i fundit është ndër zyrtarët më të lartë të shtetit që viziton ish presidnetin, dy ish kryetarët e Kuvendit dhe ish deputetin.
Vetë Konjufca së fundi deklaroi se është për shqetësim ajo çfarë po ndodhë me Gjykatën Speciale.
Ai tha se në Hagë shkon si institucion që përfaqëson republikën.
“Shkojmë që të shohim si trajtohen. Duket qartë se në disa aspekte ata po shkelin të drejtat e tyre”, deklaroi Konjufca dy ditë më parë në Tiranë.
“Ata po i afrohen kohës 2 vjeçare të paraburgimit dhe s’është bërë asgjë”. Kryetari i Kuvendit është shprehur se të paraburgodurve, nuk u është siguruar as mbrojtja e tyre në liri.
“Jemi të shqetësuar si institucione. Do flasim me zotërinjtë Thaçi, Selimi, Krasniqi dhe Veseli për këto çështje”, theksoi kryekuvendari Konjufca.
Kjo është vizita e parë e këtij niveli të lartë nga Kosova, që u bëhet të akuzuarve në Hagë. Vizita pritet të bëhet në orën 9:30 minuta.
Të tjera
-
“Klloshar”, “Thithës”, “Matuf plak”: Eskalon krejt Adriana Matoshi në komente në Facebook
"Thithës i opozitës", "plak matuf", "kllloshar" - e çka s'mos tjetër i ka kom...
-
Parashikimi i motit për të mërkurën
Për të mërkurën parashikohet të mbajë mot me vranësira dhe intervale me diell...
-
Ngjarjet e datës 15 janar
Zyrtarë komunal të Shtimes bëjnë homazhe në varrezat e Dëshmorëve në Shtime, ...
-
Kosova me një sërë kërkesash për çështjen e të pagjeturve
Në Bruksel, nesër do të mbahet takimi i parë i Komisionit të Përbashkët për P...
-
Bedri Hamza: S’ia toleroj mosuksesin ministrave, ecin nëse nuk punojnë
I ftuar në Debat Plus, kandidati për kryeministër nga PDK-ja, Bedri Hamza, vu...
-
Hamza: Unë kam përparësi sepse në Qeveri nuk do të shkoj me mësu, por me punu
Kandidati për kryeministër nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK),...
-
“Euro Fisi” kompania e vetme e Kosovës që po merr pjesë në panairin më të madh në Munchen të Gjermanisë
Kompania Euro Fisi Group është kompania e vetme nga Kosova që po merr pjesë n...
-
Hamza: Kurrë më shumë vullnet, energji e masivitet për PDK-në s’ka pasur
Kandidati për kryeministër nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK),...
-
Bedri Hamza: Secili kandidat duhet t’i kontribuojë klimës për një fushatë e qetë e pa probleme
I pyetur nga analistët në Debat Plus se a pret që kryeministri Kurti të mos i...
-
Familjari i Galuk Konjufcës del në mbështetje të PDK-së
Gazmend Konjufca, familjar i afërt i kryeparlamentarit Glauk Konjofca të Vetë...
-
SHBA i jep dritën e gjelbër FSK-së për blerjen e helikopterëve
Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK) po merr përkrahje edhe nga Shtetet e Bashku...
-
Hamza: Veteranëve do t’ua mundësojmë që të punojnë në mënyrë të rregullt në sektorin privat
Kandidati për kryeministër nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK),...