Konjufca: Ndihemi të kërcënuar nga Serbia
Autori: Gazeta inFokus 10:53 | 11 November 2022
Kryeparlamentari Glauk Konjufca ka thënë se Kosova ndihet e rrezikuar nga pretendimet e Serbisë mbi të, ndërkohë që theksoi se Kosova nuk ka asnjë pretendim territorial.
Në fjalimin para ushtarëve të rinj të Forcës së Sigurisë së Kosovës, Konjufca ka deklaruar se paqe nuk do të ketë pa hequr dorë Serbia nga Kosova.
“23 vjet më parë ishte NATO-ja që me bombardimet e saj e ndali gjenocidin e Serbisë mbi popullin tonë. Ne nuk jemi shtet që kemi pretendime territoriale, jemi republikë demokratike, por ndihemi të kërcënuar nga pretendimet e Serbisë mbi shtetin tonë. Paqja në botë sot po rrezikohet nga agresioni i paprovokuar i Federatës Ruse mbi Ukrainën. Nuk mund të ketë paqe dhe stabilitet të qëndrueshëm në tokën evropiane, pa hequr dorë Rusia nga Ukraina dhe pa hequr dorë Serbia nga Kosova”, ka thënë ai.
Konjufca ka përmendur UÇK-në duke thënë se liria i ka rrënjët në luftën e UÇK-së.
“Për të lindur ky shtet u deshtë shumë mund, sakrifica dhe përpjekje. Kjo përpjekje kulmoi me luftën e drejtë të UÇK-së për mbrojtjen e vendit tonë, çlirimin e atdheut dhe largimin e okupatorit serb. Liria jonë e shenjtë i ka rrënjët në këtë luftë të lavdishme”.
“Shteti ynë është i barabartë për të gjithë qytetarët, pa dallim etnie, gjinie, feje apo përkatësive tjera”.
Konjufca ka theksuar se qëllim i vendit është anëtarësimi në NATO.
“Për ta mbrojtur lirinë e shtetit e kemi FSK-në që po ndërtohet sipas principeve të ushtrisë moderne dhe demokratike. Jemi të vetëdijshëm që gjithçka që arritëm e bëmë bashkë me miqtë tanë të çmuar, SHBA-në dhe shtete tjera të botës demokratike evropiane dhe perëndimore. Orientimi ynë është i qartë, ne duam të jemi pjesë e NATO-s”.
Të tjera
-
Miftaraj: Shoqëritë civile kanë qenë më kritik ndaj pushteteve, me ardhjen e VV’së kjo gjë ka ndryshuar
Drejtori i Institutit për Drejtësi në Kosovë Ehat Mifaraj, ka folur për sfida...
-
Osmani i bën festë lamtumirëse ambasadores holandeze
Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur në takim lamtumi...
-
Kosova pa fond emergjent, afër gjysmë milionë dëme nga vërshimet vetëm në Dragash
Mbi gjysmë milionë euro është dëmi i shkaktuar në Komunën e Dragashit pas vër...
-
Rohde i ngjyrosur me flamuj- “Faleminderit Kosovë për mbështetjen ndaj ekipit të Gjermanisë”
Ambasada e Gjermanisë në Kosovë me ambasadorin Jorn Rohde i ka falënderuar ko...
-
Kryeministri Kurti takoi kryetarin e Bashkisë Metropolitane të Izmirit
Në ditën e dytë të qëndrimit në Izmir të Turqisë, kryeministri Albin Kurti, i...
-
Kurti publikon pamje brenda Klinikës së Onkologjisë: Sot është krejt tjetër – së shpejti do t’i shtohen edhe 50 shtretër
Kurti ka bërë me dije se tashmë është pajisur Akseleratorin e gjeneratës së f...
-
Fillojnë korrje-shirjet në Gjilan
Komuna e Gjilanit përmes një komunikate për media ka njoftuar se ka filluar k...
-
Kurti e kishte takuar Kryeministrin e ri britanik sa ishte në opozitë, zëdhënësi e publikon pamjet
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti e ka uruar Kryeministrin e ri të Britanis...
-
Lekaj thotë se Kurti po e përdor dialogun për vota
Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Pal Lekaj, ka thënë se krye...
-
Aliu viziton punimet në rrugën Prishtinë-Podujevë, e cilëson si një prej projekteve më të rëndësishme infrastrukturore
Ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu,...
-
Pretendimet e Vuçiqit për dronët, Zeka: Serbia po luan rolin e vikti*mës, të mos biem në grackën e saj
Ish-zv.ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Izmi Zeka ka thënë se dekla...
-
Maqedonci: Të gatshmëm për vazhdimin e bashkëpunimit të shkëlqyer me Komandën e Ushtrisë Amerikane
Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, sot së bashku me komandantin e Forcës s...