Lajme

Konjufca hedh dyshime: Duket se dikush nga faktori ndërkombëtar ia ka premtuar Zajednicën Serbisë

Autori: Gazeta inFokus 18:26 | 03 September 2024

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, ka kritikuar qasjen e faktorit ndërkombëtar në lidhje me zhvillimet në veriun e Kosovës.

Konjufca ka hedhur dyshime se gjithë këto reagime po ndodhin për shkak se dikush nga faktori ndërkombëtarë, i’a ka premtuar Serbisë një Zajednicë brenda territorit të Kosovës.

“Faktorët ndërkombëtarë kanë mbetë shumë mbrapa, kanë mbetë në situatën që ka qenë para 11 vjetëve në Kosovë, kanë mbetur në atë premtimin që ia kanë dhënë Serbisë se këtu do të bëhet një Zajednicë. Dhe sjellja që unë e shoh mbi ura ka lidhje me këtë qëllim. Dyshimet janë se mund të jetë një vendim politik”, ka theksuar Konjufca në një intervistë në Klan Kosova.

-Advertisement-

“Gjithë ato që kanë ndodhur, dorëheqjet e orkestruara të 5 nëntorit, dorëheqja e katër kryetarëve të komunave veriore, dhuna e orkestruar, bashkësia ndërkombëtare nuk po i numëron këto hiç”, ka thënë Konjufca. /Gazeta Infokus

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Keiretsu Forum Southeast Europe dhe BKT Kosova, një bashkëpunim i guximshëm për herë të parë në llojin e tij, në…
-Advertisement-

Të tjera