Lajme

Konjufca deklaron tri banesa, një shtëpi dhe mbi 120 mijë euro në bankë

Autori: Gazeta inFokus 23:31 | 05 May 2023

Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca ka deklaruar pasurinë për vitin 2022 në Agjencinë Kundër Korrupsionit.

Ai ka deklaruar tri banesa vlerë 196 mijë e 793 euro, të cilat dy nga to janë të prindërve.

Konjufca po ashtu ka deklaruar një shtëpi në vlerë prej 45 mijë eurosh, që edhe kjo është deklaruar që i përket prindërve të tij.

-Advertisement-

Ai ka konfirmuar edhe tokë në vlerë 62 mijë e 480 euro, në emër të prindërve si dhe depo në vlerë 500 euro në emër të tij dhe parking 6 mijë euro po ashtu në posedim të tij.

Konjufca ka deklaruar po ashtu se ka një kredi në vlerë prej 61 mijë e 424 euro si dhe para në bankë mbi 120 mijë euro, ku vetëm 6 mijë janë të tij dhe pjesa tjetër e prindërve.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKS-ja kërkon nga Institucionet që sigurimi për bujqit të bëhët obligativ

Të tjera