Konjfuca kërkon ndihmën e Shqipërisë që Kosova të kapërcejë pengesat në rrugën drejt BE-së
Autori: Gazeta inFokus 16:22 | 23 June 2023
Sot, kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, mori pjesë në konferencën e përbashkët shkencore të Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës dhe Akademisë së Shkencave të Shqipërisë, me temën “Harmonizimi i legjislacionit mes Kosovës dhe Shqipërisë në procesin e integrimit evropian”.
Konjufca theksoi se ky takim, në vazhdën e aktiviteteve të përbashkëta, thellon bashkëpunimin ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë, me theks të veçantë në fushën e harmonizimit të legjislacionit mes dy vendeve tona, në kuadër të procesit të integrimit evropian.
“Shqipëria dhe Kosova, si dy shtete aspirante për integrim në Bashkimin Evropian, por para së gjithash si dy shtete që përfaqësojnë ëndrrën e të njëjtit komb, duhet të jenë në krah të njëra-tjetrës në procesin e gjatë e të vështirë të integrimit në BE”, theksoi kryetari Konjufca.
Kreu i Kuvendit shtoi se në këtë proces Shqipëria si shtet me përvojë të avancuar në sferën e integrimit evropian, mund ta ndihmojë shtetin e Kosovës në kapërcimin e pengesave, të cilat ajo i ka tejkaluar.
Gjithashtu kryetari Konjufca tha se mënyra më e mirë e kompensimit të kohës së të qenit të ndarë padrejtësisht, është kjo, nëpërmjet bashkëpunimit në fushën e legjislacionit, krijimit të trupave të përhershëm dhe shkëmbimit të përvojave reciproke. Kreu i Kuvendit tha se kjo mundëson largimin e dallimeve sociale, të cilat janë prodhuar si rezultat i ndarjes juridike e politike të kombit tonë.
“Është në dorën tonë, si shtete dhe si parlamente, që ta kompensojmë kohën e gjatë e të qenit të ndarë padrejtësisht, që tani përmes legjislacionit të sheshojmë dallimet sociale që kanë prodhuar rendet e ndara politike e juridike mbi kombin tonë, veçanërisht në Kosovë dhe trojet e tjera jashtë Shqipërisë. Në modernitet identiteti kombëtar dhe kultura kombëtare kultivohen çdo ditë me mekanizma shtetërorë, me synimin për ta mirëmbajtur homogjenitetin dhe kohezionin social e identitar, të domosdoshëm për ekzistencën dhe prosperitetin e kombit tonë”, ka potencuar Konjufca./Express/
Të tjera
-
Osmani kërkon drejtësi për 10 qytetarët e vrạrë para 25 vjetëve në veri të Mitrovicës
Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, i ka kujtuar dy netët e tmerrit që përjet...
-
Shahin Dervishaj: Ka ardhur koha ta bëjmë Kosovën 77 herë ma mirë
Një emër i ri dhe i fuqishëm pritet ti futet skenës politike të Kosovës. Shah...
-
Bekteshi pas tubimit në Obliq: Në këtë frymë do të vazhdojmë deri më 9 shkurt, deri në fitoren e madhe
Kandidatja për deputete nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës Lendita B...
-
Xhafer Gashi: Obiliqi po e shkruan historinë e fitores, LDK është forca e ndryshimit
Kandidati për deputet nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Xhafer Gas...
-
Publikimi i bisedave në WhatsApp, Daut Haradinaj kërkon komision hetimor për këto tema
Kandidati për deputet nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), D...
-
Vdes një polic, Sindikata: Humbja e tij është e rëndë për familjen, kolegët dhe Policinë e Kosovës
Ka vdekur zyrtari policor, Samet Rexhepi. Sindikata e Policisë ka lëshuar ...
-
Rama shpall gjendje të jashtëzakonshme për mbeturinat në Prishtinë
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama ka shpallur gjendje të jashtëzakonsh...
-
Daut Haradinaj për Kushtrim Xhemailin: E kemi krah të djathtë që shumë vjet në Aleancë, një i ri që i duhet Kuvendit të Kosovës
Anëtari i Kryesisë së AAK-së, Daut Haradinaj, në një tubim të mbajtur në Kodr...
-
Albana Haxhimustafa Murseli: Respekti për veteranët nuk duhet të mbetet vetëm fjalë
Kandidatja për deputete nga rradhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Albana ...
-
Bedri Hamza: Puna e çdo qytetari do të vlerësohet drejtë, 50% do t’i rris pagat në sektorin publik
“Për shumëkënd, jeta në Kosovë është shumë e vështirë”. Kështu shprehet ka...
-
Ganimete Musliu: Edhe pak ditë kanë mbetur deri në fitoren e madhe të PDK-së dhe Kosovës
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu, është e bindur s...
-
Vlora Dumoshi: Obiliqi i LDK-së
Lidhja Demokratike e Kosovës ka organizuar mbrëmë një tubim të madh në qyteti...