Lajme

Kongresmeni nga Teksasi e hip në dritare Avdullah Hotin për të bërë fotografi

Autori: Gazeta inFokus 10:22 | 15 September 2022

Ish-kryeministri Avdullah Hoti është takuar me kongresistin nga Teksasi Pete Sessions, me të cilin foli për Kosovën dhe të ardhmen e saj.

Hoti tha se ka rënë dakord me të që të komunikojë ngushtë për thellimin e miqësisë.

“Shumë i nderuar me pritjen nga Kongresmeni Pete Sessions nga Teksasi. Kosova është e bekuar me miqtë e shumtë që ka. E informova për prioritetet dhe nevojat tona. U dakorduam që të komunikojmë ngushtë për të thelluar miqësinë mes vendeve tona dhe për koordinim të aktiviteteve drejt qëllimit strategjik të përbashkët — që Kosova të promovojë paqen në rajon dhe të forcojë demokracinë e saj, si dhe të përgatitet sa më parë për integrim euroatlantik”, ka shkruar Hoti.

-Advertisement-

Krahas këtij njoftimi, Hoti ka bashkëngjitur edhe një fotografi të takimit. Dy politikanët kanë hipur në parvazin e një dritareje për të realizuar këtë fotografi.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
EURO 2024 dhe Serie A, dy ekskluzivitetet absolute të Artmotion këtë vit
-Advertisement-

Të tjera