Konflikti për piper të kuq në Obiliq, shqiptohen dënime me burgim
Autori: Gazeta inFokus 15:03 | 12 January 2023
Sadik Malaj është dënuar me 3 vite burgim dhe 500 euro gjobë pasi akuzohet se në korrik të 2022-ës ka tentuar ta vrasë me thikë të kuzhinës Jusen Jusenoviq, për shkak të një konflikti që kishte ndodhur në kafene. Ndërsa, Jusenoviq është dënuar me një vit burgim pasi akuzohet se në lokalin “Te Skenda” në Obiliq ka rrahur Malajn shkaku se ky i fundit kishte harruar t’ia sillte piperin e kuq.
Aktgjykimi është shpallur të enjten në Gjykatën Themelore në Prishtinë nga gjykatësi Avni Syla, raporton “Betimi për Drejtësi”.
Sipas aktgjykimit Malaj për veprën penale “Vrasje në tentativë” është dënuar me 3 vite burgim ndërsa për veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” është dënuar me 500 euro gjobë.
Ndërsa i akuzuari Jusenoviq për veprën penale “Lëndim i rëndë trupor” është dënuar me 1 vit burgim.
Gjykatësi Syla tha se në rast se dënimi me gjobë nuk paguhet në afatin e caktuar, të akuzuarit Malaj do t’iu zëvendësohen me ditë burgu.
Në dënimin me burgim, të akuzuarit Malaj do t’iu llogaritet edhe koha e kaluar në paraburgim dhe në arrest shtëpiak si dhe të njëjtit iu ndërpre masa e arrestit shtëpiak.
Po ashtu u konfiskua edhe thika si mjet i kryerjes së veprës penale.
Të akuzuarit po ashtu janë të obliguar të i paguajnë shpenzimet procedurale dhe atë secili veç e veç nga 100 euro për paushallin gjyqësorë dhe nga 50 euro për kompensim të viktimave të krimit.
Ndërsa palët e dëmtuara për realizimin e kërkesës pasurore- juridike u udhëzuan në kontest juridiko-civil kurse palët e pa kënaqura kanë të drejtë ankese në afat prej 15 ditësh.
Sipas aktakuzës së ngritur më 27 korrik 2022 nga Prokuroria Themelore në Prishtinë, i pandehuri Sadik Malaj më 23 shkurt 2022, rreth orës 14:45, në oborrin e shtëpisë së të dëmtuarit që gjendet në Obiliq, ka tentuar që ta privojë nga jeta të pandehurin Jusen Jusenoviq, për shkak të një konflikti që kishte ndodhur në kafenenë “Te Skenda”.
Aktakuza thotë se i pandehuri Malaj merr thikën e kuzhinës, i shkon prapa ku e takon në oborrin e shtëpisë së tij, që ishte larg rreth 100 metra dhe nga prapa e godet një herë me thikë në shpinë, ku tehu i thikës i mbetet në shpinë, ndërsa dorëzën e thikës e hedhë dhe largohet nga vendi i ngjarjes.
Si pasojë e kësaj, thuhet se të pandehurit i kanë shkaktuar lëndime të rënda trupore njëri-tjetrit.
Në kohë, vend dhe mënyrë si në pikën 1 të dispozitivit të kësaj aktakuze, i pandehuri Sadik Malaj thuhet se pa autorizim ka poseduar armë-thikën, me të cilën e ka kryer veprën penale si në pikën 1 të dispozitivit të kësaj aktakuze.
Tutje, sipas aktakuzës i pandehuri Jusen Jusenoviq më 23 shkurt 2022, në kafenenë “Te Skenda”, e cila gjendet në Obiliq, i ka shkaktuar lëndime të rënda trupore tani të pandehurit Sadik Malaj.
Gjithnjë sipas aktakuzës, i pandehuri Jusenoviq ka shkuar në kafene dhe ka porositur ushqim, pasi që i është ofruar ushqimi i porositur, ka kërkuar edhe piper të kuq, ku i pandehuri Sadik kishte harruar që t’ia sillte e ndërkohë i bie në mend se ka harruar porosinë e marrë dhe ofrohet që edhe një herë ta pyes se çka ka porositur.
Si pasojë e kësaj, aktakuza thotë se fillon fjalosja e tyre, ku i pandehuri Jusenoviq ngritet në këmbë e kapë për gjoksi dhe me kokë e godet në fytyrë të pandehurin Malaj, i cili rrëzohet në tokë e më pastaj ngritet, fillojnë të rrahjen në mes vete, ku pronari i lokalit S. së bashku me djalin e tij D.S ndërhyjnë dhe i ndajnë, ku të pandehurin Sadik Malaj e fusin në kuzhinë, ndërsa i pandehuri Jusen del nga lokali niset për në shtëpi, me ç ‘rast të pandehurit i kanë shkaktuar lëndime të rënda trupore. /BetimipërDrejtësi
Të tjera
-
Diplomon gjenerata e 61-të e Policisë së Kosovës, 462 kadetë
Ka diplomuar sot gjenerata e 61-të e Policisë së Kosovës, 462 policë të rinj ...
-
Albana Haxhimustafa-Murseli: Edukimi dhe arsimimi i fëmijëve është themeli i një shoqërie të fortë dhe të zhvilluar
Albana Haxhimustafa Murseli, kandidatja me numër 45 nga radhët e Partisë Demo...
-
Bllokadë në Novi Sad, grevë në Beograd, Serbia po vlon sot nga pakënaqësia qyetare
Sot në kryeqytetin e Serbisë po mbahet një grevë e përgjithshme si një formë ...
-
Dervishaj: Edhe Likoci mundet 77 herë ma mirë
Shahin Dervishaj kandidati me numër 77 nga Partia Demokratike e Kosovës ka nd...
-
Premtimi i madh i Bedri Hamzës: Kosovën dhe Shqiprinë do t’i lidhim edhe me Hekurudhën e Kombit
Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka treguar projektet e tij ...
-
KQZ: Nesër përfundon afati për vëzhguesit e OJQ-ve, organizatave ndërkombëtare e përfaqësuesve të vendeve të huaja
Më 25 janar, do të përfundojë afati për organizatat jo-qeveritare...
-
Musliu falënderon qytetarët për mbështetjen e madhe në tubimet politike
Ganimete Musliu, kandidatja me numër 12 nga Partia Demokratike e Kosovës, ka ...
-
Haradinaj pritet në Legjionin amerikan
Kandidati i AAK-së për kryeministër Ramush Haradinaj ka vazhduar vizitën në S...
-
OKB: Rreth një milion fëmijë në Gaza kanë nevojë për mbështetje të shëndetit mendor
Të paktën një milion fëmijë në Gaza kanë nevojë urgjente për mbështetje për s...
-
Gruaja nga Podujeva raporton se u kërcënụa nga burri, ai është i burgosur në Dubravë
Një rast mjaftë i çuditshëm ka ndodhur së fundi në Podujevë. Ankuesja ...
-
Sụlmohet mjeku në QKUK, merr trajtim mjekësor ndërsa arrestohet i dyshuari
Një mjek në Qendren Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) është sulmuar të e...
-
Jeta Rafuna në tubimin e mbrëmshëm: Në atë shkollë ku mora dijet e para, jehoi kushtrimi i fitores tonë të madhe
Kandidatja për deputete nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Jeta Rafuna, ka tre...