Lajme

Konfirmon Policia e Kosovës: Te nënkalimi një i plagosur e dy të arrestuar

Autori: Islam Morina 20:11 | 03 December 2021

Një person ka marrë plagë me mjete të mprehta dhe i njëjti është dërguar për tretman në QKUK.

LEXO EDHE: Dyshohet se një person është therrur me thikë te nënkalimi në Prishtinë

Gazeta Infokus ka raportuar pak çaste më parë për këtë rast, kurse Policia e Kosovës ka konfirmuar për Infokusin se në këtë rast ka marrë plagë me mjete të mprehta një person, duke treguar se lidhur me këtë janë arrestuar dy të dyshuar.

-Advertisement-

“Sot rreth orës 19 :30, kemi marrë informatën se në Prishtinë, ( te nënkalimi te Santea), ka ndodhur një përleshje fizike në mes të disa personave.

Bazuar në të dhënat fillestare, në këtë rast nga një mjet i mprehtë është plagosur një person. I njëjti është dërguar për trajtim mjekësor.

Lidhur me këtë rast janë arrestuar dy persona të dyshuar, ndërkohë që hetuesit policor kanë nisur një hetim lidhur me rrethanat e këtij rasti’, kanë thënë për Infokusin nga Policia e Kosovës./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Rëndësia e komunikimit efektiv midis Familjes dhe Kopshtit

Të tjera