Konfirmohet përdorimi i plum*bave të gomës, përveç protestuesve u goditën edhe dy gazetarë të Reuters
Autori: Gazeta inFokus
20:28 | 17 Tetor 2026
Retuers, vazhdon të raportojë për tensionet e krijuara në Shqipëri, pas protestave të ditëve të fundit dhe përplasjeve mes policisë dhe protestuesve.
Në raportim thuhet se, sot policia në Shqipëri ka qëlluar me atë që dukeshin si plumba gome ndaj protestuesve, në ditën e pestë të protestave masive të studentëve, të cilët kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.
Pamjet filmike të Reuterstregojnë policinë duke qëlluar me armë të gjatë në drejtim të turmës jashtë Ministrisë së Arsimit, gjatë përleshjeve me protestuesit. Gazetarët e Reuters gjetën në tokë saçme gome, ndërsa këto predha goditën dy gazetarë të agjencisë dhe disa protestues, duke lënë shenja të rrumbullakëta në trupat e tyre.
Incidenti shënon përshkallëzim të përballjes mes policisë dhe protestuesve, e cila ditët e fundit ka përfshirë qendrën e Tiranës. Demonstruesit u kanë vënë zjarrin ndërtesave qeveritare dhe bankave, si dhe kanë hedhur gurë në drejtim të policisë, e cila është kundërpërgjigjur me gaz lotsjellës dhe topa uji.
Kreu i Policisë së Shqipërisë, Skënder Hita, nuk e mohoi përdorimin e plumbave të gomës, kur u pyet për këtë çështje në një konferencë për media të shtunën.
“Të gjitha mjetet që janë përdorur, janë përdorur në mënyrë të kufizuar, përfshirë edhe ato të përdorura së fundmi”, tha ai.
Hita bëri të ditur se shtatë zyrtarë policorë janë pezulluar dhe po përballen me hetime disiplinore për “tejkalim të kompetencave” dhe “mosrespektim të parimit të proporcionalitetit” gjatë trajtimit të protestuesve. Ai nuk specifikoi incidentet që çuan në pezullimin e tyre.
Protestat janë nxitur nga zemërimi për korrupsionin e perceptuar qeveritar, mungesën e vendeve të punës dhe standardet e dobëta të arsimit. Ato kanë marrë gjithashtu mbështetjen e njerëzve që janë ndier të shpërfillur gjatë një vere me protesta kryesisht paqësore kundër një projekti luksoz bregdetar, të mbështetur nga Jared Kushner, dhëndri i presidentit amerikan Donald Trump.
Trazirat përbëjnë sfidën më të madhe deri më tani për Ramën, i cili vitin e kaluar fitoi mandatin e katërt në krye të qeverisë.
“Kanë kaluar 13 vjet me korrupsion dhe 13 vjet pa bërë asgjë, me premtime boshe. Prandaj, kupa është mbushur dhe ne jemi këtu për të drejtat tona”, tha të shtunën Juri Taullahu, një student 22-vjeçar i mjekësisë.
Policia dhe qeveria i dënuan trazirat dhe bënë thirrje për qetësi.
Hita tha se 1,067 persona janë arrestuar dhe 388 janë ndjekur penalisht. Dhjetëra pjesëtarë të policisë dhe protestues janë lënduar.

T� tjera
-
Le’tra tronditëse që Arlinda Zekaj ia dorëzoi Prokurorisë tri ditë para se të vritej
“Uroj që të mos vijë dita kur ju dhe institucionet përgjegjëse të detyroheni ...
-
Kurti uron “Koalicionin Shqiptar” për rezultatin në zgjedhjet në Serbi
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti e ka uruar “Koalicionin Shqiptar” për rez...
-
Ky është i dyshuari për vrḁsjen me sëpatë të kunatës në Pejë – viktimḁ ishte kthyer nga Policia në shtëpi vetëm pak minuta para krimit
Gazeta Sinjali ka siguruar identitetin e personit të dyshuar për vrasjen brut...
-
Tragjedia në Vitomericë/ Avokatja zbulon fjalët e fundit të Arlindës, që u vra nga kunati me sopatë: “Nuk më duhet jeta pa djalin”
Avokatja Adelina Hoxha ka reaguar pas vrasjes së Arlindës, e cila dyshohet se...
-
CRTA: Lista Studentore kryeson me 51,47 për qind të votave
Lista Studentore kryeson në zgjedhjet parlamentare në Serbi me 51,47 për qind...
-
Burri nga Deçani e vret në Vitomericë kunatën e tij
Një ngjarje e rëndë dyshohet se ka ndodhur në Vitomericë të Pejës, ku një bur...
-
CeSID: Koalicioni Shqiptar, dy mandate në Serbi
“Koalicioni Shqiptar” pritet të përfaqësohet nga dy deputetë në parlamentin s...
-
CeSiD i publikon rezultatet preliminare, Lista e Studentëve e mund Vuçiqin 52 me 39, Daçiq merr veç 2.3% të votave
Qendra për Zgjedhje të Lira dhe Demokraci (CeSiD), në bashkëpunim me Ipsos, k...
-
Shqiptarët mund t’i fitojnë tre mandate në Parlamentin e Serbisë?
Me përjashtim të listës së studentëve dhe SNS-it, të gjitha listat tjera zgje...
-
Vuçiq humbi, nisin festimet në shtabin e Listës së Studentëve dhe në qendër të Beogradit
Festimet kanë nisur në shtabin e listës së studentëve “Studentët Fitojnë”, pa...
-
Vuçiç pranon humbjen pas 14 vitesh në pushtet: Ka fituar Lista Studentore
Presidenti serb, Aleksandar Vuçiç, ka deklaruar se Lista Studentore pritet të...
-
Rrahja e të miturës në Gjilan nga bashkëmoshataret, familja largohet nga Kosova
Pas dhunës fizike ndaj një vajze të mitur në Gjilan në vitin 2025, e cila iu ...

































