Sport

Konfirmohet: Lajm i madh për Kosovën në basketboll (FOTO)

Autori: Gazeta inFokus 17:45 | 21 June 2017
Kryetari i Federatës së Basketbollit të Kosovës, Erolld Belegu e ka konfirmuar se Gëzim Morina dhe Erjon Kastrati kanë lënë Slloveninë për Kosovën.
Belegu e ka konfirmuar se pas negociatave disa mujore me Federatën e Basketbollit të Sllovenisë dhe me pajtimin dhe kërkesën e Gëzim Morinës dhe Erjon Kastratit është arritur marrëveshja që Gëzimi dhe Erjoni të ndërrojnë nënshtetësinë e FIBA dhe të luajnë për vendlindjen e tyre.

Të dy këta basketbollistë do të jenë të gatshëm që nga 2 korriku, kur do të jenë nën urdhrat e trajnerit, Brad Greenberg.

“Gëzim Morina dhe Erjon Kastrati do të luajnë për Kosovën. Ata janë konfirmuar si lojtarë të Kosovës dhe do të paraqiten në gara qysh këtë verë!

Pas negociatave disa mujore me Federatën e Basketbollit të Sllovenisë dhe me pajtimin dhe kërkesën e të dy lojtarëve është arritur marrëveshja që Gëzimi dhe Erjoni të ndërrojnë nënshtetësinë e FIBA dhe të luajnë për vendlindjen e tyre.

-Advertisement-

Është ky lajm fantastik për sportin Kosovar dhe përforcim shumë i madhe për Përfaqësuesen e Kosovës .Nga data 2 korrik ata do t’i bashkëngjiten Edos, Dardanit, Lis Shoshit, Sines, Hajrizit, Rugovës e të tjerëve  nen udhëheqjen e trajnerit Brad Greenberg dhe ekipit të tij do të bëjnë historinë për basketbollin e Kosovës! URIME”, ka shkruar Belegu në Facebook.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Comodita në Las Vegas Market prezanton linjat e reja të dyshekëve për tregun amerikan
-Advertisement-

Të tjera