Komunat kërkojnë kompensim: Humbim miliona nga falja e tatimit në pronë
Autori: Gazeta inFokus 09:42 | 31 July 2023
Asociacioni i Komunave të Kosovës (AKK) vlerëson se me Ligjin për tatimin në pronën e paluajtshme me të cilin qytetarëve iu zbriten faturat deri në 100 euro për vitin 2023, humbin dhjetëra miliona euro, prandaj kërkon nga Qeveria e Kosovës të kompensohen. Komunat po ashtu tash e shtatë muaj po presin përgjigje pozitive nga Qeveria për kompensimin e dëmeve të vërshimeve.
Kuvendi më 27 korrik ka miratuar ndryshimin e Ligjit të ri për tatimin në pronën e paluajtshme, i cili parasheh mundësinë për të përfituar nga zbritja e faturave të vitit 2023 deri në 100 euro, lirime tatimore për banimin primar dhe tokën bujqësore, kufizim të përllogaritjes së interesit që të mos tejkalojë vlerën e detyrimit tatimor, zbritje të shkallës së poshtme tatimore për vitin 2024 dhe fillimin e aplikimit të tatimit progresiv nga viti 2025.
Drejtori ekzekutiv i Asociacionit te Komunave te Kosovës, Sazan Ibrahimi ka thënë për KosovaPress, se miratimi i Ligjit për tatimin në pronë do t’u kushtojë miliona euro komunave dhe se presin sa më shpejt kompensim.
“Nuk është edhe korrekte, sepse nëse Qeveria mendon t’i falë qytetarët nga 100 euro, duhet të mendoj edhe dëmet e shkaktuara ndaj Komunave dhe ato dëme, neve kërkojmë që të kompensohen. Do të jenë më dhjetëra miliona euro në pyetje, nuk është vetëm këtu 100 mijë euro apo 200 mijë euro. por secila Komunë do të preket, Komunat me mëdha me dhjetëra miliona euro, kurse Komunat e vogla me qindra mijëra euro”, deklaroi Ibrahmi.
Ibrahimi deklaroi se Qeveria e miratoi këtë ligj pa u konsultuar me komunat e Kosovës, veprim ky që thotë se nuk ka ndodhur asnjëherë me qeveritë e kaluara.
“Neve kemi pritur që Parlamenti do t’i konsultojë kryetarët e komunave sepse ky ligj do të ketë impakt buxhetor në Komuna dhe është hera e parë që niveli qendror, sillet karshi komunave në këtë mënyrë, duke mos i marrë parasysh as rekomandimet, as kërkesat e kryetarëve, nuk ka pasur konsultime publike fare me Komuna dhe po mendojmë se ky ligj është miratuar në mënyrë arbitrare, pa konsulta me Komuna. Është hera e parë në Kosovën e pasluftës, që një Qeveri e zgjedhur në mënyrë demokratike të mos i konsultojë fare Komunat e Republikës së Kosovës”, u shpreh Ibrahimi.
Ibrahimi foli edhe për mosekzekutimin e mjeteve për kompensim të dëmeve nga reshjet e shiut të muajit janar, ku përmendi dëmet miliona euroshe në komuna të ndryshme.
“Kemi kryetarë të komunave të cilët janë ankuar se kompensimi i dëmeve nuk është bërë edhe nga viti i kaluar për bujqit. Kemi në komunën e Skenderajt mbi 15 milionë euro dëme, kemi në komunën e Mitrovicës, kemi në komunën e Podujevës rreth dy milionë euro, kemi komunën e Istogut, Klinës, Rahovecit, Mamushës, Suharekës, Gjakovës. Ka pasur dëme nga vërshimet, mirëpo nga vërshimet e janarit nuk është kompensuar asnjë dëm, janë më dhjetëra miliona euro”, deklaroi Ibrahimi për KosovaPress.
Sipas tij, komunat në kohë rekorde i kanë plotësuar kërkesat ligjore, por që ato kërkesa qëndrojnë pezull në nivelin qendror.
Ibrahimi foli edhe për dëmtimet e bizneseve në mungesë të ekzekutimit të mjeteve.
“Kemi mbyllje të bizneseve në nivelin lokal për shkak të dëmeve të shkaktuara nga vërshimet, nuk kanë pasur mundësi banorët e komunave specifike, që ta ringjallin biznesin sepse të gjitha investimet i kanë pasur në atë kohë në ato biznese dhe qeveria të mos i përkrah banorët e Republikës së Kosovës, për shkak të dëmeve nga vërshimet, sinqerisht është për keqardhje”, tha drejtori i Komunave të Kosovës.
Ibrahimi pati edhe një kërkesë tjetër për Qeverinë, që është hartimi i grantit të katërt, sepse sipas tij, aty parashihen që mbi 100 milionë euro do të shkojnë drejtpërdrejt te komunat.
“Nuk ka ndodhur asnjëherë në asnjë qeveri që 18 komuna të ndëshkohen për një vit fiskal, të mos ketë asnjë projekt të ri të përkrahur nga niveli qendror dhe për këtë arsye kryetarët e komunave, kërkojnë që sa më shpejtë ta kemi grantin e katërt, sepse kryetarët aludojnë se po kemi investime kapitale nëpër komuna duke i marrë parasysh kriteret politike dhe etnike”, tha Ibrahimi.
Ibrahimi ka shprehur pakënaqësi edhe ndaj miratimit të Ligjit për vetëqeverisje lokale, që sipas tij, as kësaj here Qeveria nuk ka komunikuar me komunat për amendamentin e një ligji të tillë
Të tjera
-
Mbështetje e jashtëzakonshme për Daut Haradinaj në Ferizaj: Vetëm bashkë mund ta sjellim ndryshimin
Atmosferë e jashtëzakonshme në Ferizaj, ku kandidati për deputet me numër 50,...
-
Moti nesër dhe ditëve në vazhdim
Nesër në Kosovë na pret mot me vranësira e intervale kohore me diell. Tempera...
-
Humb jetën një 45-vjeçar në Shkodër, pësoi arrest kardiak gjatë vozitjes
Një aksident ka në Shkodër, ku mësohet se një 45-vjeçar ka pësuar arrest kard...
-
Kurti i ka dërguar zotim Komandantit të KFOR se nuk e çon FSK-në në veri
Komandanti i KFOR-it, italiani Enrico Barduani, në një intervistë për RTK 2 t...
-
Biden: Do e kisha mundur Trumpin në zgjedhje, por s’doja të isha President 86 vjeç
Presidenti i SHBA Joe Biden është shprehur se ai mund të ishte rizgjedhur Pre...
-
Bedri Hamza u premton zjarrfikësve 50% rritje pagash, sigurim shëndetësor e jetësor dhe rregullim të statusit me ligj
Në mbrëmjen e sotme, Bedri Hamza i ka vizituar zjarrfikësit e Mitrovicës. ...
-
A po rikthehet Jack Smith në Hagë?
Trump sërish deklaroi se prokurori Jack Smith do të kthehet në Hagë. Por, Pro...
-
Shtëpia e Bardhë: SHBA mbështet një Kosovë sovrane që respekton komunitetet pakicë
Në një përmbledhje të politikës së jashtme të amerikane gjatë katër viteve të...
-
Memli Krasniqi: PDK-ja e bashkuar dhe e organizuar për një të ardhme ma të mirë
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, gjatë vizitës së t...
-
Emocionon doktori me fjalët e tij për mjekët që u detyruan ta lëshojnë Kosovën “Shumë bre e dhimbshme”
Në emisionin DoktorPlus me Arjeta Osmanin sonte i ftuar është doktor Infektol...
-
Bajrami për Muratin: Krenohet për borxhin e ulët publik, e sot vajton që “opozita nuk e lejoi”, jo zotëri
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Hykmete Bajrami, ka thënë s...
-
Muharremi: Kosova shpenzoi mbi 142 milionë euro për import të energjisë elektrike në 2024
Analisti dhe njohësi integrimeve evropiane Shenoll Muharremi ka treguar se pr...