Komuna që ishte vatër e pandemisë kërkon lehtësimin e masave
Autori: Gazeta inFokus 13:30 | 25 May 2020
Ishte një ndër dy komunat e para në të cilat u regjistruan rastet e para pozitive me koronavirus në vendin tonë, ndërsa sot Vitia nuk ka asnjë rast aktiv me Covid-19.
Në këtë vend ku tash e 20 ditë nuk ka asnjë rast të ri me koronavirus, bëhet thirrje ndaj institucioneve që të lehtësohet masat meqë do të jetë e vështirë që të normalizohet gjendja.
Kryetari i kësaj komune, Sokol Haliti, ka thënë se të gjithë që kanë qenë të infektuar me Covid-19 deri më sot janë të shërua, duke shtuar se qytetarët kanë respektuar masat e rekomanduara nga institucionet e kjo ka ndikuar që mos të ketë më të infektuar.
“Jemi të qetë si komunë tash e 20 ditë nuk kemi raste. Kemi pasur testime, por kanë rezultuar negativ. Të gjithë që kanë qenë të infektuar me Covid-19 janë të shëruar”.
“Jemi duke bashkëpunuar me qytetarët e bizneset me i ruajtur masat mbrojtëse me udhëzimet që jepni profesionalistët. Vitia i ka respektuar dhe jam falënderues ndaj bizneseve. Nëse vazhdojmë kështu po shkojmë drejtë lirimit dhe relaksimit sigurisht është edhe kthim punë duhet t’i kthehemi normalitetit”, ka thënë ai për EO.
Një gjë tjetër jo më pak të rëndësishme që e potencoi Haliti është se Vitisë i duhet më shumë kohë për tu kthyer në normalizim si shkak i karantinës.
Por, thotë ai se Vitia duhet t’i kthehet zhvillimit ekonomik, madje kërkoi që të lirohen masat për të filluar punën të gjitha kompanitë.
“Nevojitet shumë normalizim në viti për shkak se kemi qenë në karantinë një kohë të gjate. Prej fillimit jemi përfshi si komunë një muaj më herët se të tjerët”.
“Nevoja është me iu kthyer punës sidomos zhvillimit ekonomik, ndërmarrjet e vogla dhe të mesme kanë nevojë me frymuar, por edhe gjithë tjerët. Bujqësia me u zhvilluar si sektor kryesor ekonomik, edhe pse ne kemi pasur tolerancë dhe fleksibilitet ndaj të mbjellave pranverore sidomos me fermerët”, ka thënë Haliti.
Se vendi do të përballet me pasoja ekonomike e që ndodh se nuk mund të ketë rimëkëmbje ekonomike deri në vitin 2023, gjatë ditës së sotme nuk e kanë mohuar as ekspertët e kësaj fushe.
Muaji qershor luan një rol të rëndësishëm në lidhje me rikthimin e gjendjes ekonomike gjatë këtij viti në vendin tonë. Nëse në këtë muaj në të cilin po hymë nuk stabilizohet gjendja e krijuar nga koronavirusi, vlerësohet se Kosova nuk do të mund ta rimëkëmb ekonominë deri në vitin 2023.
Kështu ka thënë eksperti i çështjeve të ekonomisë, Muhamet Mustafa, i cili tutje thekson se do të ketë ndikime negative në shumë fusha.
“Janë dy variante, nëse në qershor vjen normalizimi atëherë gjendja do të jetë në situatën siç ka qenë para virusit dhe do të ketë mundësi të rimëkëmbet në kuartalin e dytë të 2020. Nëse do të vazhdoj edhe me tutje neve do të na gjejë 2022-2023 që të kthehemi në gjendjen e mëparshme”.
“Ne nuk jemi te sigurt se çfarë do të ndodh. Pasi nëse kemi raste do të sanksionohen prapë bizneset dhe pasojat do të jenë të rënda”, ka thënë Mustafa.
Të tjera
-
Shpalosja e programit për arsim në Vushtrri, Abdixhiku premton rritje të pagave për mësimdhënësit
Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka shpalosur detaje nga tubimi që mbajti ...
-
Promovohet pulla postare kundër dhu*nës gjinore `Sot dhe Çdo Ditë Tjetër`
Posta e Kosovës, përmes Filatelisë së saj, ka lëshuar sonte në qarkullim post...
-
Osmani: Derisa çdo grua të jetë e lirë nga dhụna, asnjëra nga ne nuk është vërtetë e lirë
Në Ditën Ndërkombëtare për Eliminimin e Dhunës ndaj Grave, presidentja e Koso...
-
Izraeli tërheq kundërshtimin për Kosovën në Konventën Apostile të Hagës – vendi aty kishte aderuar më 2016
Ministria e Punëve të Jashtme e Mbretërisë së Holandës ka njoftuar se shteti ...
-
“30 milionë euro naftë o vëlla”, Haziri, qeverisë: Mos i prekni asetet e shtetit
Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, ka thënë se miqtë ndërkombëtarë të Kosovë...
-
AAK: Shkollat në Fushë Kosovë po furnizohen me thëngjill, po shkelet ligji
Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, dega në Fushë Kosovë ka thënë se Komuna e F...
-
Haziri: Kurti ka qenë dhe mbetet ushqyesi i ndarjes dhe frikës politike
Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri ka thënë se kryeministri Albin Kurti është...
-
Eman Rrahmani: Doracaku ka qenë kancer i familjes, kjo është agjendë ideologjike e pushtetit
Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Eman Rrahmani, se doracaku për edukim seksual...
-
Përurohet oda e familjes Gubetini në Vushtrri, prezent Lushtaku, Lladrovci e ish-ushtarak të lartë të UÇK-së
Ish-ushtarakë të lartë të UÇK-së janë bashkuar në përurimin e odës së familje...
-
Siguria e Kosovës temë në takimin Rutte-Erdogan, përmendet kontributi i Turqisë në KFOR
Sekretari i Përgjithëm i NATO’s, Mark Rutte, është takuar sot me Presidentin ...
-
Mbi 1 mijë tenderë njëburimorë raportohet se po hetohen nga prokuroria
Lidhja e mijëra kontratave njëburimore ka ngritur shqetësime për korrupsion. ...
-
Banka Botërore: Shqipëria të investojë 6 miliardë dollarë në 10 vjet përballë ndryshimeve klimatike
Grupi i Bankës Botërore publikoi sot Raportin për Klimën dhe Zhvillimin për g...