Lajme

Komuna nis asfaltimin e rrugicave në “Muharrem Fejzë”

Autori: Gazeta inFokus 19:34 | 06 May 2023

Pluhuri e zhavorri qenë prezentë për shumë vjet në rrugën “Uran Ajeti”. Kjo rrugicë që gjendet në të majtë të “Muharrem Fejzës” në lagjen “Mati 1” në kryeqytet, s’u shtrua asfalt kurrë.

Banorët thonë se kjo zonë e Prishtinës ka nevojë edhe për më shumë gjelbërim, meqë po ndjehen të ngufatur në mungesë të hapësirave e parqeve, raporton Ju Flet Prishtina.

E sikur në këtë zonë, punime për asfaltim po kryhen edhe pak metra më tutje, në rrugën “Ukshin Kovaçica”.

-Advertisement-

Ndreqja te e para nisi më 18 mars, kurse tek e dyta më datë 25 të po atij muaji, derisa të dyja pritet të kryhen për 90 ditë.

“Punimet aty kanë vështirësitë e veta sepse janë rrugica me shumë instalime nëntokësore, rrjetin e kanalizimit fekal atmosferik vetëm e kemi përfundu në rrugën ‘Uran Ajeti’. Në ‘Ukshin Kovaçicë’ jemi duke punu, për të vazhduar tutje me rrjetin e ujësjellësit, pastaj edhe me infrastrukturën tjetër, do të trajtohen me asfalt dhe do të jenë rrugë njëkahëshe”, u shpreh Krenar Xhaferi, drejtor për Investime Kapitale në Komunën e Prishtinës.

Për “Uran Ajetin” janë ndarë rreth 200,000 euro, kurse për “Ukshin Kovaçicën” rreth 300.000. Ndërkohë që javën tjetër nis puna edhe në tre rrugica të tjera të “Muharrem Fejzës”.

“Është ‘Muhamet Çami’, ‘Ahmet Korenica’ dhe ‘Ahmet Gashi’, janë rrugicat të tjera të cilat do të punohen, po ashtu disa defekte të cilat janë në rrugën ‘Muharrem Fejza’ do të sanohen”, tha tutje ai.

Xhaferi u zotua se janë në plan të trajtohen edhe rrugica të tjera në këtë anë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
MYZHDE për krejt!

Të tjera