Komuna e Vushtrrisë ia jep tenderin 147 mijë euro kompanisë që nuk kishte licencë operimi

Autori: Gazeta inFokus
12:09 | 24 August 2023
Komuna e Vushtrrisë kishte nënshkruar kontratë prej 147 mijë euro për ‘ndërtimin e rrugëve lokale në tetë fshatra’, me një kompani e cila nuk i kishte plotësuar kriteret.
Zyra Kombëtare e Auditimit ka gjetur se Komuna e Vushtrrisë në tenderin për “ndërtimin e rrugëve lokale në tetë fshatra” në vlerë prej 147.859 mijë euro, kishte nënshkruar kontratë me 24 tetor të vitit 2022, ku kishte zgjedhur operatorin ekonomik (OE) që nuk kishte licencë operimi pas datës 11 tetor 2022, kështu edhe duke mos pasur marrëveshje valide për periudhën e implementimit të projektit.
“OE fitues, për tenderin e sipërpërmendur, nuk ka plotësuar kriteret e dosjes së tenderit, pasi që ka bashkangjitur marrëveshjen me një gurëthyes, e cila kishte afatin e skadimit deri më datën 11.10.2022, po ashtu, ky gurëthyes kishte licencë operimi vetëm deri më datën 11.10.2022. Më tutje, raporti final për këto punë është nënshkruar më 24.10.2022 në vlerë 147.859 euro, dhe afati i kryerjes së punëve është 50 ditë. Rrjedhimisht OE fituese nuk ka pasur marrëveshje valide për periudhën e implementimit të projektit”, thuhet në Raportin e Auditimit.

Tutje në raportin e Auditmit thuhet se përzgjedhja e kësaj kompanie ka ndodhur si rezultat i kontrolleve të brendshme jo efikase.
“Përzgjedhja e OE fitues që nuk përmbush kriteret e përcaktuara me njoftim për kontratë dhe dosje të tenderit, rezulton me shpërblimin e OE dhe në kundërshtim me kërkesat ligjore. Kjo mund të rrezikojë implementimin dhe mos arritjen e objektivave të parapara në projekt”.
Lidhur me këtë gjetje të ZKA-së, Komuna e Vushtrrisë është pajtuar me të gjitha rekomandimet, shkruan Insajderi.


Të tjera
-
Gjendet e vdekur një grua në Prishtinë
Një 80 vjeçare është gjetur pa shenja jete të enjten në Prishtinë, konkretish...
-
Kraki: Nuk i kemi numrat për konstituimin e Kuvendit, për qeveri po
Deputeti i Partisë Guxo, Nezir Kraki, që vepron brenda Grupit Parlamentar të ...
-
Policia: Dëme të mëdha nga zja*rri në zonën industriale të Prishtinës, qytetarët të shmangin zonën
Një zjarr ka përfshirë sonte një objekt të një kompanie në zonën industriale ...
-
60-vjeçarja rrezikonte të mbytej në plazhin e Himarës
Një grua rreth 60 vjeçe ka rrezikuar të mbytet pasditen e së enjtes në plazhi...
-
Djali i Jakup Krasniqit: Biseda private me babanë për përfshirje në politikë s’barazohet me deklaratat e Kurtit
Deputeti i PDK-së, Altin Krasniqi, ka thënë se një bisedë private dhe të sinq...
-
Digjen depot e IPKO-s në Fushë Kosovë, nuk dihet ende për të lënduar
Një zjarr i madh ka shpërthyer në depot e IPKO-s në Fushë Kosovë, ku flakët k...
-
Ndërtesa e Qeverisë ndriçohet me ngjyrat e flamurit amerikan për Ditën e Pavarësisë së SHBA-së
Për nder të 249-vjetorit të Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ...
-
Kusari-Lila thotë se janë pajtuar me Osmanin për angazhim që Kuvendi të konstituohet sipas afatit të Gjykatës
Kryetarja e Alternativës, Mimoza Kusari-Lila, njofton se në takim me pres...
-
PDK zyrtarizon kandidaturën e Shukri Bujës në Lipjan
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka marrë pjesë sot...
-
Kriza energjetike, KEK pezullon tenderin 137 milionësh për rehabilitimin e “Kosova A”
Korporata Energjetike e Kosovës ka pezulluar tenderin për rehabilitimin dhe m...
-
Eugen Cakolli nga KDI: Retorika për ndikimin e ish-krerëve të UÇK-së nga Haga, më shumë i ndihmon Prokurorisë sesa debatit në Kosovë
Eugen Cakolli nga Instituti Demokratik i Kosovës (KDI) ka komentuar zhvillime...
-
Osmani pas takimit me partitë e tjera: Të gjendet rrugëdalja për konstituim të kuvendit
Presidentja Osmani mbajti takime konsultative me liderët e partive: President...