Komuna e Vushtrrisë bëhet me platformë digjitale për bashkatdhetarët
Autori: Gazeta inFokus 17:55 | 20 December 2022
Komuna e Vushtrrise ka lansuar të martën platformën digjitale për regjistrimin e diasporës, që ka për qëllim ofrimin e bashkëpunimit me bashkatdhetarë në të gjitha fushat, si arsim, kulturë, shëndetësi, ndërmarrësi, biznese etj, raporton Ekonomia Online.
Aty u tha se kjo qasje e re do t’ia lehtësojë Komunës së Vushtrrisë komunikimin, koordinimin dhe bashkëpunimin me diasporën, ndërsa bashkatdhetarëve do t’iu hapet mundësi për pjesëmarrje përmes ideve, politikave e deri te investimet.Kryetari i kësaj komune, Ferit Idrizi, e quajti shumë domethënës këtë platformë, me ç’rast tha se do t’u ndihmojë shumë bashkatdhetarëve.
Me këtë rast, Idrizi u shpreh i lumtur që po zotohet edhe një premtim i tij elektoral, duke e bërë Vushtrrinë si Komuna e parë me platformë të tillë.
“Jemi të lumtur të gjithë në Komunën e Vushtrrisë sepse po e inaugurojmë platformën për regjistrimin e diasporës që është një projekt jashtëzakonisht domethënës për të krijuar një databazë në mënyrë që ta kemi një pasqyrë të qartë të diasporës vushtrriase, me tregues të matshëm numerik, që ta dimë kapacitetin e tyre ekonomik dhe intelektual, në mënyrë që Komuna e Vushtrrisë të ofrojë bashkëpunimin dhe mundësinë e bashkëpunimit”, tha Idrizi.
“Jeni Komuna e parë në Kosovë që e kemi hartuar këtë platformë në mbështetje të CARITAS-it zviceran dhe që ishte një zotim dhe premtim i imi elektoral dhe tani është bërë realitet”, tha tutje Idrizi, teksa bëri thirrje diasporës që të regjistrohen në këtë platformë.E prezantimin e platformës e bëri Liridon Kastrati ekspert i fushës.
“Kryetari e kishte një ide të mrekullueshme me kriju një platformë që diaspora me u angazhu dhe me jep interesin e tyre në këtë Komunë”, tha Kastrati.E Sylë Ukshini nga Ministria e Jashtme dhe Diasporë, kërkoi që Komuna e Vushtrrisë të merret shembull nga komunat tjera.“Unë mendoj se kjo platformë e ndihmon në afrimin e bashkatdhetarëve dhe të gjithë kjo bëhet një instrument shumë i fuqishëm për të ditur kapacitetet e diasporës së Komunës së Vushtrrisë. Këtë platformë do duhej ta kishin të gjitha komunat tjera dhe ta bënin një qendër që përmes Ministrisë së Jashtme pastaj do përdorej për qëllime të ndryshme si kulturore dhe në njohjen e kapaciteteve tona”, tha ai.
Të tjera
-
Problemi me valët, Telekomi jep një shpjegim për konsumatorët
Përgjatë ditës së enjte, janë raportuar probleme të shumta me valët tek numra...
-
Szunyog: Të punojmë dhe rregullojmë edhe më mirë raportet ndërmjet Kosovës dhe BE-së
Ambasadori i BE-së në Kosovë, Tomáš Szunyog, në ditën e Evropës, 9 majin, kë...
-
Dezinformatat për Gabriel Escobar, Qeveria mohon se lajmi për largimin e tij ka rrjedhur prej tyre
Qeveria e Kosovës ka mohuar se lajmi që qarkulloi në fundjavë për “shkarkimin...
-
Publikohem pamjet/ Alma Arrazi afër Bunës, tre fëmijët ndjekin për dore nënën drejt rrugës pa kthim
Këto janë momentet e fundit të jetës së 39-vjeçares Alma Arrazi dhe tre fëmij...
-
Vajzën ia vrānë në Fushë Kosovë, shpërthejnë në lot prindërit e Claras
Argjentinasja 27-vjeçare ka vdekur më 2 gusht pasi ka rënë nga kati i gjashtë...
-
Rohde: Shpresojmë se Kosova do të bëhet anëtare e BE’së një ditë
Ambasadori gjerman, Jorn Rohde, po shënon Ditën e Evropës në sheshin kryesor ...
-
IPK e arrestoi: Ky është polici nga Gjakova që ngacmoi sek* ualisht të miturën
Inspektorati Policor i Kosovës ka njoftuar për arrestimin e një zyrtari polic...
-
Arrestohet polici në Gjakovë, ngacmoi sek *ualisht të miturën
Hetuesit e Inspektoratit Policor të Kosovës (IPK) kanë arrestuar dje një zyrt...
-
Haradinaj kujton Ilir Konushevcin: Pas rënies së Luanit, humbja e tij ishte goditje e rëndë për ne
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka kujt...
-
Ndahet nga jeta veterani i UÇK-së, Sadik Shabani
Dje është ndarë nga jeta veterani i UÇK-së, Sadik Shabani nga Vushtrria. S...
-
Këngëtarja Teuta Selimi viktimë e dhünës në familje, e denoncon bashkëshortin dhe vëllain
Këngëtarja kosovare, Teuta Selimi ka kërkuar ndihmën e Policisë së Kosovës, d...
-
Rriten çmimet e naftës
Çmimet e naftës u rritën të enjten, të ndihmuar nga të dhënat që tregojnë ore...