Komuna e Shtimes i jep tender për rehabilitimin e “personave me aftësi të kufizuar mendore” kompanisë që tregton vetura
Autori: Gazeta inFokus 12:31 | 28 July 2023
Kompania “N.T.SH. DIAMANTI – H” që për aktivitet primar në Agjencinë e Regjistrimit të Bizneseve e ka shërbimin e pijeve, por edhe tregtinë e veturave e mallrave të përdorur, ka fituar një tender në Komunën e Shtimes për një fushë krejt tjetër.
“N.T.SH. ” DIAMANTI – H”, me pronar Hajredin Ahmetin ka fituar tenderin për “aktivitete rekreative sociale dhe rehabilituese për rezidentët në Shtëpinë e Komunitetit për persona me aftësi të kufizuar mendore dhe fizike në Shtime”.
Më 27 korrik të këtij viti Komuna e Shtimës ka njoftuar se e ka shpërblyer me kontratë këtë kompani që tregton vetura për t’i “rehabilituar” 17 persona me aftësi të kufizuara mendore për t’i dërguar në një hotel për qëndrim gjashtë netë, ashtu siç e përshkruan dosja e tenderit.
Vlera e kontratës peshon 8 mijë e 160 euro dhe parashihet të përfundojë brenda një muaji, sipas dokumentit që e ka siguruar AP.
Në dosjen e tenderit thuhet se detyra e Operatorit Ekonomik “N.T.SH. ” DIAMANTI – H”, është socializimi i personave me aftësi të kufizuar mendore dhe përmirësimi i shëndetit, paçka se kompania që do ta kryejë këtë shërbim tregton vetura dhe shet pije.
“Qëllimi i aktivitetit është socializimi i klientëve, zhvillimi i autonomisë së individëve dhe pjesëmarrjen në jetën sociale dhe atë të komunitetit në përgjithësi përmesë kontaktit të drejtëpërdrejtë me shoqërinë, si dhe të kontribuojë në përmirsimin e shëndetit, rritjes së cilësisë së jetës, dhe rehabilitimit fizik“, është përshkrimi në dosje të tenderit që e ka hartuar komuna.
Tenderi
Nga Komuna e Shtimes janë arsyetuar se kompania që tregton pije dhe vetura i ka plotësuar kriteret dhe komisioni ka rekomanduar për t’ia dhënë kontratën.
Udhëheqësi i Divizionit të Prokurimit në Komunën e Shtimes, Muhadin Halili, ka thënë për Albanian Post se kompania kryen transportin e personave, përkundër që emri i tenderit është rehabilitimi i personave me afëtsi të kufizuara mendore.
“Ne si Autoritet Kontraktues jemi të obliguar që vlerësimin e tenderëve ta bëjmë në bazë të kritereve të vendosura në njoftimin për kontratë dhe në dosje të tenderit. Operatori Ekonomik i cili është shpërblyer me këtë kontratë i ka plotësuar kriteret e përcaktuara pasi që i njëjti përveç tregtisë me vetura që ka paraqitur tek regjistrimi i biznesit ka edhe taksi shërbime nr. 6022 i cili është i regjistruar”.
Por, Halili nuk sqaron dot se si do ta bëjë kjo kompani “socializmin e klientëve, zhvillimin e autonomisë së individëve dhe pjesëmarrjen në jetën sociale”, ashtu siç e kërkon tenderi, kur s’ka lidhje me ofrimin e këtyre shërbimeve.
Por, Halili mohon se kanë bërë shkelje ligjore kur kanë shpërblyer me tender këtë operator.
“Ne si AK nuk kemi bërë shkelje ligjore gjatë përzgjedhjes së OE për këtë aktivitet”.
Mirëpo, Diana Metushi Krasniqi, menaxhere e projekteve në KDI konsideron se një kompani që nuk është e thirrur për një veprimtari, nuk mund të konsiderohet e përgjegjshme dhe s’është dashur të shpërblehet me tender.
“Nëse kjo kompani nuk është e regjistruar dhe e thirrur për këtë punë ajo nuk është dashur të kualifikohet si e përgjegjshme”.
Metushi-Krasniqi e hedh fajin edhe tek gabimi i Autoritetit Kontraktues, që gjithëherë e shpërblejnë një kompani që ka ofertën më të lirë.
“Tek ne gabimisht ia lënë të gjithë fajin çmimit më të lirë, por kriteri është oferta e përgjegjshme me çmim më të lirë. Oferta e përgjegjshme është ajo që i respekton të gjitha ligjet në fuqi sipas kushteve të përgjithshme të kontratës, që rrjedhin nga ligji për marrëdhëniet e detyrimeve”, ka thënë ajo për AP.
Metushi-Krasniqi thotë se për përgjegjshmëri duhet parë edhe ligjin që rregullon rehabilitimin e personave me aftësi të kufizuara mendore, gjegjësisht Ligjin nr.2004/18 për Tregtinë e Brendshme në pjesën e dytë në “Ushtrimi i aktivitetit Tregtar”, neni 6.
Por çka thotë neni 6 i këtij ligji?
“Neni 6 – Tregtari mund të ushtrojë të gjitha llojet e veprimtarisë tregtare për të cilat është i regjistruar, nëse nuk është përcaktuar ndryshe me ligjet apo dispozitat e tjera të aplikueshme”.
Pra sipas ligjit, Operatori Ekonomik “N.T.SH. DIAMANTI – H” nuk i ka të regjistruar në ARBK kodet që oforon rehabilitimin e personave me aftësi të kufizuar mendore dhe komuna ka rënë ndesh me nenin 6 të Ligjin nr.2004/18 për Tregtinë e Brendshme.
Pornari i kompanisë “N.T.SH. DIAMANTI – H”, Hajredin Ahmeti, ka sygjeruar që të shikohet mirë sepse pretendon se biznesi i tij “lidhet me këtë punë”.
“Jo nuk e keni shikuar mirë, sepse e ka edhe si lloj taksi që punon”, është arsyetimi i Ahmetit për “lidhjen me këtë punë” të kompanisë së tij.
Ai pranon se edhe vitin e kaluar i ka rehabilituar këta persona, duke pasur për aktivitet shitjen e pijeve dhe tregtimin e veturave.
Biznesi i regjistruar ne ARBK
“Rehabilitimin e kemi bërë edhe vitin e kaluar të njëjtën procedurë e kam pasur edhe në vitin 2022”.
Ahmeti banorët me aftësi të kufizuar mendore, sipas dosjes së tenderit, obligohet t’i rehabilitojë në fund të muajit gusht ose në fillim të shtatorit.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
Të tjera
-
Përurohet oda e familjes Gubetini në Vushtrri, prezent Lushtaku, Lladrovci e ish-ushtarak të lartë të UÇK-së
Ish-ushtarakë të lartë të UÇK-së janë bashkuar në përurimin e odës së familje...
-
Siguria e Kosovës temë në takimin Rutte-Erdogan, përmendet kontributi i Turqisë në KFOR
Sekretari i Përgjithëm i NATO’s, Mark Rutte, është takuar sot me Presidentin ...
-
Mbi 1 mijë tenderë njëburimorë raportohet se po hetohen nga prokuroria
Lidhja e mijëra kontratave njëburimore ka ngritur shqetësime për korrupsion. ...
-
Banka Botërore: Shqipëria të investojë 6 miliardë dollarë në 10 vjet përballë ndryshimeve klimatike
Grupi i Bankës Botërore publikoi sot Raportin për Klimën dhe Zhvillimin për g...
-
Osmani takohet me shqiptarë në Halifax: Kudo, një copëz Kosove – e denjë, krenare dhe atdhedashëse
Presidentja, Vjosa Osmani gjatë qëndrimit të saj në Halifax të Kanadasë, u ta...
-
Tronditet Turqia, goditet nga tërmeti me magnitudë të lartë
Një tërmet me magnitudë 4.6 ballë është regjistruar mbrëmjen e kësaj të hëne ...
-
Musliu: Të fillojnë hetimet ndaj Rilind Gërvallës, as RTK-ja dhe as AKI-ja nuk guxojnë të përdoren për sulmuar oponentët politikë
Drejtori i Televizionit të Kosovës, Rilind Gërvalla, e ka implikuar Agjencinë...
-
Abdixhiku shpalos programin për arsim: Ne do ta implementojmë mësimin tërëditor
Lidhja Demokratike e Kosovës ka shpalosur programin për arsim që sipas kësaj ...
-
Audio e Gërvallës ku implikon AKI-në për lajmin e rremë, Çitaku: Skandali më i rrezikshëm që nga ekzistenca e jonë si shtet
“Skandalin më të rrezikshëm që nga ekzistenca e jonë si shtet”, e ka quajtur ...
-
Memli Krasniqi merr një fanellë dhuratë nga Granit Xhaka: Mërgata beson se Kosova mundet ma mirë
Kreu i PDK-së, Memli Krasniqi, ka shprehur mirënjohje dhe falënderim për mbës...
-
Anketimi mbi ndikimin e liberalizimit të vizave në migrimin e qytetarëve: 64% nuk e mendojnë largimin nga Kosova
Një anketim i Programit për Zhvillim të Kombeve të Bashkuara, i publikuar të ...
-
Kontratat njëburimore, Rukiqi – Qeverisë: Çuditem nëse nuk nisin krahasimet me kohën e Titos, nga nostalgjia e padituria
Anëtari i kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Berat Rukiqi, i k...