Fokus

Komuna e Shpejtim Bulliqit i jep kontratë afër 150 mijë euro kompanisë më adresë në Graçanicë

Autori: Elvira Haxhiu 12:14 | 18 May 2023

Komuna e Podujevës ka njoftuar për dhënie e një kontrate për blerjen e autoambulancave.

Kjo kontratë do t’i kushtojë komunës së drejtuar nga Shpejtim Bulliqi, afër 150 mijë euro, përkatësisht 148 mijë e 820 euro, shkruan Gazeta Infokus.

Operatori ekonomik i cili është kontraktuar për furnizim me autoambulanca është ES Industry SH.P.K.

-Advertisement-

Derisa ende nuk dihet se sa është paraparë që të jetë kohëzgjatja e kësaj kontrate.

E në shpalljen për tender është pranuar vetëm një i tillë.

Në njoftimin për dhënie të kontratës thuhet se adresa postare e kompanisë së kontraktuar nga Komuna e Podujevës është në Graçanicë./Gazeta Infokus/

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Meridian Express hap marketin e ri në qytetin e Mitrovicës Veriore!
-Advertisement-

Të tjera