Komuna e Prishtinës gjobitë 42 lokale për tejkalim të orarit të punës dhe nivelit të zhurmës
Autori: Gazeta inFokus 20:50 | 19 September 2023
Komuna e Prishtinës është duke shpërndarë gjoba për të gjitha lokalet që po bëjnë ndotje akustike, duke tejkaluar decibelët e lejuar të muzikës.
I pari i Kryeqytetit, Përparim Rama, ka njoftuar se tetë lokale janë gjobitur për këtë gjë, teksa 21 gjoba janë shqiptuar për tejkalim të orarit të punës.
Rama thotë se pesë gjoba janë në shumën prej 1000 eurosh për tejkalim të decibelëve, tri gjoba janë ndarë në shumën prej 2000 eurosh për tejkalim të decibelëve të lejuar për herë të dytë.
Ndërkaq, 21 lokale tjera janë gjobitur për tejkalim të orarit të punës. Gjoba e tyre është në shumën prej 500 eurosh.
“Ne të gjithë e dimë që qetësia dhe komoditeti në shtëpitë tona janë thelbësore. Dhe për të siguruar që të jetojmë në një mjedis të qetë dhe pa stres, rregullorja është e qartë: Ndotësit akustikë do të ndëshkohen!”, ka thënë mes të tjerash Rama.
Njoftimi i plotë:
Kujdesi ndaj mjedisit dhe qetësisë sonë është në duar të të gjithëve.
Inspektorati i Kryeqytetit po ndërmerr masa për të luftuar ndotjen akustike dhe për të mbrojtur cilësinë e jetës sonë të përditshme.
Kemi shpërndarë 8 gjoba për pronarët e lokaleve të cilët nuk kanë respektuar decibelët e lejuar të muzikës dhe 21 gjoba për tejkalim të orarit të punës.
Si rezultat, janë shqiptuar:
– 13 Vërejtje për tejkalim të decibelëve të lejuar
– 5 Gjoba në shumën prej 1000 eurove për tejkalim të decibelëve të lejuar, pas vërejtjeve që kanë pranuar fillimish
– 3 Gjoba në shumën prej 2000 eurove për tejkalim të decibelëve të lejuar, për herë të dytë, dhe
– 21 Gjoba për tejkalim të orarit të punës në shumën prej 500 eurove.
Ju lutemi të gjithëve, të jeni të kujdesshëm në lidhje me aktivitetet që prodhojnë ndotje akustike, si muzika e lartë, pajisjet e zhurmshme, ose aktivitetet të tjera që mund të pengojnë qetësinë publike.
Ne të gjithë e dimë që qetësia dhe komoditeti në shtëpitë tona janë thelbësore. Dhe për të siguruar që të jetojmë në një mjedis të qetë dhe pa stres, rregullorja është e qartë: Ndotësit akustikë do të ndëshkohen!
Të tjera
-
Shtimja pret me një tubim madhështor sekretarin e përgjithshëm të LDK-së, Imri Ahmeti, dhe kandidatët për deputet
Lidhja Demokratike e Kosovës në Shtime sonte me një tubim madhështor pritën S...
-
“Qëndrime personale” – Albulena Haxhiu e zhvlerëson pozitën e Richard Grenellit
Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, i ka quajtur “qëndrim të tij persona...
-
Bedri Hamza tregon pse asnjë qytetar nuk e ka vështirë të vendosë për #MaMirë më 9 shkurt
Bedri Hamza ua ka thjeshtuar qytetarëve jashtëzakonisht vendimin për të votua...
-
Ndalesa nga Specialja: Kadri Veselit s’i lejohen as përshëndetjet nga fëmijët
Në mesin e 5 emrave të aktakuzës që Apeli mund ta rëndojë edhe më, nuk figuro...
-
Ilir Deda: Njerëzit e pavendosur dhe Prishtina, përcaktues në zgjedhjet e 9 shkurtit
Analisti politik Ilir Deda ka hedhur poshtë rezultatet e disa sondazheve të f...
-
Princ Harry mund të humbasë vizën në SHBA? Sot është mbajtur seanca e re gjyqësore
Një luftë e gjatë ligjore për të zbuluar të dhënat e vizave të Princit Harry ...
-
Bedri Hamza në Fushë Kosovë: Besoni në programin tim, besoni në Kosovën që mundet ma mirë
Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka mbajtur një tubim me qyt...
-
Mesazh i fuqishëm, djali i Trumpit shpërndan postimin e Grenellit kundër Kurtit
Djali i presidentit amerikan, Donald Trump, Donald Trump Junior, ka shpërndar...
-
Memli Krasniqi: Drenasi – bastioni i pathyeshëm i PDK-së, gati për fitore
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi pas tubimit madhësh...
-
Mërgim Lushtaku: Nga Drenasi i PDK-së, me plot energji e vendosmëri drejt fitores në zgjedhjet e 9 shkurtit
Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Mërgim Lushtaku, është shprehur i ...
-
Rubio: Trump propozoi zhvendosje të përkohshme të palestinezëve për rindërtim të Gazës
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, dëshiron që palestinezët të largohen nga ...
-
Doktori tregon arsyet pse një fëmijë lind me probleme në zemër
Në emisionin DoktorPlus me Arjeta Osmanin sonte i ftuar është doktor Arlind B...