Fokus

Komuna e Kamenicës paguan mbi 11 mijë euro për asgjësimin e barnave me afat të skaduar

Autori: Gazeta inFokus 10:29 | 30 July 2024

Komuna e Kamenicës në krye me Kadri Rahimaj do të bëjë asgjësimin e mbeturinave medicinale apo ndryshe barnave me afat të skaduar, shkruan Gazeta Infokus.

Këto barna që tashmë janë të ndaluara për përdorim për shkak të skadimit të afatit, buxhetit të komunës do ti kushtojë hiq më pak se 11 mijë e 280 euro.

-Advertisement-

Sipas kontratës të publikuar vlera e parashikuar e saj ishte 13 mijë euro.

Komuna e ka nënshkruar këtë kontratë me kompaninë ” PRINCI COMPANY ” SH.P.K. me seli në Prishtinë, derisa sipas detajeve të kontratës thuhet se vendndodhja kryesore e kryerje së këtyreshërbimeve është Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare në Kamenicë./Gazeta Infokus/

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Nis bashkëpunimi serioz dhe strategjik midis Comodita dhe JYSK International
-Advertisement-

Të tjera