Lajme

Komuna e Istogut merr masat e para për parandalimin e koronavirusit

Autori: Gazeta inFokus 14:23 | 10 April 2020

Komuna e Istogut u ka rekomanduar qytetarëve që të mos e frekuentojnë për ecje dhe shëtitje Burimin e Istogut. Kushdo që merr rrugën për atje, do të kthehet mbrapa nga Policia.

Përmes një njoftimi në faqen zyrtare, komuna ka njoftuar se të gjithë qytetarët janë të obliguar që të vendosin pajisjet mbrojtëse maskat dhe dorëzat para se të hyjnë në objektin e komunës dhe në institucionet e tjera të komunës.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova synon të rrisë ndërgjegjësimin lidhur me çrregullimet e spektrit të autizmit në Ditën Botërore të Ndërgjegjësimit për Autizmin

Të tjera