Komuna e Gjilanit miraton kërkesën për faljen e 100 eurove të tatimit në pronë
Autori: Gazeta inFokus 14:27 | 03 February 2023
Kuvendi Komunal i Gjilanit, në një seancë të jashtëzakonshme, të drejtuar nga Arianit Sadiku, kryesues, i ka kërkuar Ministrisë së Financave, përkatësisht Departamentit të Tatimit në Pronë që t`i lirojë të gjithë tatimpaguesit e kësaj komune nga pagesa e tatimit në pronën e paluajtshme në vlerën prej 100 euro për vitin 2023.
Ky rekomandim i Grupit të këshilltarëve të LVV, është mbështetur nga Kuvendi me 27 vota për, një kundër dhe një abstenim.
Edhe kryetari i Komunës, Alban Hyseni i ka inkurajuar këshilltarët komunalë që ta mbështesin propozimin, duke thënë se komunat nuk do të dëmtohen, pasi pret që qeveria t`ua rimbursojë këtë shumë.
Ndërkaq, opozita edhe pse e ka mbështetur me votë rekomandimin, ka thënë se do të bëjë përpjekje shtesë për ti shtyrë përpara edhe propozimet e saj për pezullimin e rivlerësimit të pronave, faturimin e tatimit sipas vlerës së vitit 2022, përkatësisht që qeveria ti subvencionojë nga buxheti qendror faturat deri në shumën 100 euro, që mbledhja e tatimit në pronë të fillojë nga janari i vitit 2024, kurse afati për pagesën e ratës së parë për sivjet, të shtyhet deri më 30 qershor.
Të tjera
-
Në vikend pritet të ketë mot të qëndrueshëm pa reshje
Gjatë vikendit, parashikohet mot i qëndrueshëm dhe pa reshje, falë ndikimit t...
-
LAJMI I FUNDIT: Vetura godet një person në Prishtinë, kjo është gjendja e tij
Një person është lënduar pasi është goditur nga një veturë në rrugën “Ilaz Ko...
-
Viva Fresh përfundon vitin me ZBRITJE PAKUFI për qytetarët!
Viva Fresh, lideri i marketeve në vend, përmbyll vitin me ZBRITJE PAKUFI! ...
-
“15 minuta për 15 jetë”: Studentët në Serbi kërkojnë llogari për tragjedinë e Novi Sadit
Studentët universitarë organizuan protesta në disa qytete të Serbisë të premt...
-
SPAK-u kërkon që Sali Berisha të kthehet në arrest shtëpie
Struktura e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, ka kërkuar ...
-
Në Shqipëri konfirmohen raste me Murtajën Afrikane të Derrave
Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural konfirmon se dhe Shqipëria është p...
-
A janë ekzekutuar shtesat prej 100 euro? Ministria del me njoftim
Ministri i Financave Hekuran Murati ka njoftuar se kanë proceduar transferin ...
-
Në temperatura minus një pjesë e Gjilanit pa rrymë nga ora 11:00
Sagës së reduktimeve me energjinë elektrike në Kosovë nuk i shpëtuan as qytet...
-
Hyn në fuqi rregullorja e re e “Pastrimit” të mbeturinave
Kryeshefi i “Pastrimit”, Petrit Reçica, ka njoftuar se ka hyrë në fuqi Rr...
-
KQZ-ja hap thirrjen për akreditimin e vëzhguesve për zgjedhjet e 9 shkurtit
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve e ka hapur thirrjen për akreditimin e vëzhgues...
-
Vrạsja e Liridona Ademajt: Naim Murselit dhe dy të tjerëve u vazhdohet paraburgimi
Gjykata Themelore në Prishtinë ua ka vazhduar edhe për nga dy muaj të tjerë m...
-
KOSTT-i e Ministria e Rizvanollit për dy shtylla e lanë në terr qytetin e Ferizajt
Ka më shumë se një javë që qytetarët e Ferizajt kanë mbetur në terr e po përb...