Kompania serbe ia mësyn tenderave në KEK, ‘TermoOprema’ më e lira në tenderin gjysmë milioni euro
Autori: Gazeta inFokus
15:28 | 12 August 2026
Një kompani nga Serbia po synon të hyjë në një tender të Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK), në bashkëpunim me dy kompani kosovare.
Bëhet fjalë për kompaninë serbe “Termo Oprema”, e cila së bashku me kompanitë kosovare “TRIO Export Import SH.P.K” dhe “EKSIM COM SH.P.K” ka dorëzuar ofertën më të lirë për të dy lotet e tenderit të KEK-ut, me vlerë të parashikuar prej rreth 540 mijë eurosh.
Tenderi ka të bëjë me “prodhimin, liferimin, komisionimin e një kushinete të re të dyfishtë dhe riparimin e dy kushinetave të dyfishta” në termocentralin “Kosova B”.
Konsorciumi ku bën pjesë kompania serbe ka ofertuar në total rreth 449 mijë euro, duke dalë me çmimin më të ulët krahasuar me ofertat e tjera të dorëzuara për të dy lotet.
Për lotin e parë, që ka të bëjë me riparimin e kushinetave të dyfishta, konsorciumi ka ofertuar rreth 151 mijë euro.
Ndërsa për lotin e dytë, “prodhimi, liferimi dhe komisionimi i një kushinete të re të dyfishtë”, oferta e tyre është rreth 298 mijë euro.
Kështu, kompania me seli në Serbi, përmes bashkëpunimit me dy operatorët ekonomikë kosovarë, është futur në garë për punë në njërin prej aseteve më të rëndësishme energjetike të Kosovës.
Në këtë tender, “Termo Oprema” nuk ka aplikuar e vetme.
Kompania serbe është bërë bashkë me “TRIO Export Import SH.P.K” dhe “EKSIM COM SH.P.K”, me të cilat po synon kontratën për kryerjen e punëve në termocentralin “Kosova B”.
Sipas dosjes së tenderit që ka siguruar Gazeta Infokus, oferta e përbashkët e tri kompanive është më e ulët se vlera e parashikuar e tenderit, derisa mbetet të shihet nëse ajo do të shpallet edhe fituese pas përfundimit të procedurave të prokurimit.

Kush është “Termo Oprema”, kompania serbe që po ia mësyn tenderit në KEK?
“Termo Oprema” është kompani private e themeluar në korrik të vitit 1995 në Serbi.
Selia administrative dhe objekti kryesor i prodhimit ndodhen në rrugën “Utve zlatokrile” nr. 9, Pançevë (Pančevo).
Fabrika e saj në Pançevë shtrihet në një hapësirë industriale prej mbi 6 mijë metrash katrorë, ndërsa kompania ka pasur historikisht zyra dhe hapësira magazinimi edhe në zonën e Beogradit.
“Termo Oprema” është e regjistruar si shoqëri me përgjegjësi të kufizuar (d.o.o.) dhe kontrollohet në mënyrë të barabartë, me nga 50 për qind, nga dy kompani të tjera me seli në Beograd.
Kompania numëron rreth 70 punonjës, ndërsa aktivitetin e saj e ka të lidhur ngushtë me sektorin elektroenergjetik.
Në mesin e partnerëve dhe klientëve të saj figurojnë korporata elektroenergjetike në rajon, përfshirë ato në Serbi, Mal të Zi, Maqedoni të Veriut dhe Bosnjë-Hercegovinë.
Tash, “Termo Oprema” po synon një kontratë edhe me Korporatën Energjetike të Kosovës, përmes ofertës së përbashkët me dy kompanitë kosovare.
Sipas të dhënave të publikuara nga platformat për vlerësimin e bizneseve, kompania ka realizuar të ardhura vjetore prej rreth 576.6 milionë dinarësh serbë, apo afërsisht 4.9 milionë euro.
Mbetet të shihet nëse oferta më e lirë do të rezultojë edhe fituese e tenderit dhe nëse konsorciumi i përbërë nga “Termo Oprema”, “TRIO Export Import” dhe “EKSIM COM” do të kontraktohet për kryerjen e punëve në termocentralin “Kosova B”./Gazeta Infokus


T� tjera
-
Ilir Krasniqi: Erdhëm në Irlandë me fitu, shpresoj se kjo humbje do të na bëjë më të fortë
Mbrojtësi i kombëtares Dardane, Ilir Krasniqi, ka folur pas ndeshjes ndaj Irl...
-
ACPAC, the Organization Strengthening the Voice of Albanians in Canada, Brings Together Intellectuals and Prominent Figures and Sets Its Strategy for the Next Two Years
The Albanian-Canadian organization is expanding its engagement in Canada’s pu...
-
ACPAC, organizata që po fuqizon zërin e shqiptarëve në Kanada, mbledh intelektualë e personalitete dhe përcakton strategjinë për dy vitet e ardhshme
Organizata shqiptaro-kanadeze po zgjeron angazhimin e saj në jetën publike dh...
-
Irlanda trefishon epërsinë
Irlanda trefishon epërsinë Irlanda ka shënuar edhe golin e tretë ndaj Koso...
-
Irlanda shënon për 2:0, sërish nga pika e bardhë
Irlanda ka fituar një tjetër penalti, pasi atë e ka shkaktuar portieri Aro Mu...
-
Mbyllet pjesa e parë, Kosova në disavantazh
Është mbyllur pjesa e parë e përballjes Irlandë – Kosovë, që po luhet në Dubl...
-
Tasholli: Specialja mund të quhet “Gjykatë Fashiste”, po përdoret për hesape politike
Ismail Tasholli nga platforma qytetare “Liria ka Emër”, ka kritikuar ashpër G...
-
Hoti me kritika ndaj qeverisë: Anuluan projektin e gazit, paratë i orientuan për bateri që nuk prodhojnë energji
Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Avdullah Hoti, ka kritikuar ...
-
Kilaj deklarohet pas lirimit: S’është dasht me ekzistu fare ky proces
Ish-komandanti i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), Isni Kilaj, ka reaguar...
-
Irlanda kalon në epërsi ndaj Kosovës, Hajrizi përjashtohet me të kuq
Irlanda ka kaluar në epërsi ndaj Kosovës.Parrott ka realizuar nga penalltia. ...
-
FBI paralajmëron për sulme kibernetike në mbarë botën, hakerët po përdorin AI për të depërtuar në sisteme brenda tri orësh
FBI ka publikuar sot një paralajmërim për sulme kibernetike që mund të prekin...
-
Nis ndeshja Irlandë – Kosovë
Ka nisur përballja ndërmjet Irlandës dhe Kosovës, shkruan Gazeta Infokus. Të...

































