Lajme

Kompania ‘Apetit’ i quan të pavërteta raportimet për mishin nga Brazili

Autori: Gazeta inFokus 10:46 | 03 April 2024

Kompania “Apetit Shpk” e ka quajtur të pavërtetë dhe të pasaktë raportimin e djeshëm të medieve për importimin e mishit nga Brazili dhe falsifikimin e origjinës.

“Në rastin e publikuar nga një media shqiptare, të dërguar në mënyrë tendencioze, ne jemi dakorduar që të eksportojmë rreth një ton mish viçi, prodhim i thertores sonë. Megjithatë, në videon e publikuar, me qëllim dekurajimin e dëpërtimit tonë në tregun shqiptar, duke krijuar një imazh të pavërtetë te publiku, ata kanë publikuar një video ku diskutohet për dy artikuj të ndryshëm, njëri ndër ta edhe biftekun e importuar nga Amerika e Jugut, të cilin ne e ofrojmë në treg me kushte të tjera”, thuhet në reagimin e kompanisë.

Ata kanë thënë që sigurojnë klientët dhe publikun që proceset e tyre i përmbahen “standardeve më të larta të cilësisë, sigurisë dhe transparences”.

-Advertisement-

“Objektet dhe procedurat tona i nënshtrohen mbikëqyrjes dhe inspektimit rigoroz nga autoritetet përkatëse shtetërore, duke përfshirë AVUK, Doganat dhe ATK”, thuhet në reagim.

Përndryshe falsifikimi i origjinës kishte ndodhur duke vendosur etiketën e mishit si prodhim në Kosovë dhe duke e shitur në Shqipëri. Sipas deklarimit të ministrit të Bujqësisë, Faton Peci, ky rast ka ndodhur me ndihmën e një inspektori.

“Inspektori ne fjalë është dërguar në komision disiplinor, ndërsa operatorit ekonomik i është vendosur masa e ndalesës për eksport-import. Për ta vërtetuar dyshimin e ngritur është formuar komisioni profesional, i cili do të bëjë auditimin, gjurmueshmërinë dhe përputhshmërinë e të gjitha hyrje-daljeve të operatorit ekonomik”, kishte shkruar dje ai.

Tutje Peci ka njoftuar se me rastin po merren edhe Dogana e Kosovës dhe ATK.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Aeroporti “Adem Jashari” ka një kërkesë për udhëtarët që kanë humbur valixhet e tyre
-Advertisement-

Të tjera