Komisioni për Shëndetësi i drejtuar nga Kurti mbanë mbledhjen e tretë, ja për çka u fol
Autori: Gazeta inFokus 20:12 | 01 October 2022
Komisioni Ekzekutiv për Shëndetësi, kryesues i së cilit është kryeministri i Kosovës, Albin Kurti të shtunën mbajti mbledhjen e tretë, shkruan Gazeta Infokus.
Sipas Zyrës së Kryeministrit në këtë takim u diskutuan dy studime të fizibilitetit në sektorin e shëndetësisë.
“Studimi i parë, për Spitalin e Prishtinës, ishte përgatitur nga ICME dhe u prezantua nga kryetari i Komunës së Prishtinës z. Përparim Rama dhe zyrtarët e tij. Ndërsa, studimi i dytë, për ShSKUK-në, u prezantua nga z.Thomas Ëeismann, ekspert gjerman për ekonomikë shëndetësore, me titullin “Përmirësimi i infrastrukturës fizike të institucioneve të kujdesit shëndetësor sekondar dhe terciar””, thuhet në komunikatë.
I pari i qeverisë u foli anëtarëve të komisionit edhe për miratimin e Udhëzimi Administrativ për licencim të profesionistëve të huaj shëndetësor.
Sipas tij ky udhëzim do të ketë ndikim të drejtpërdrejtë në jetën dhe shëndetin e qytetarëve.
“Miratimi i Udhëzimit do të ketë ndikim të drejtpërdrejtë në jetën dhe shëndetin e qytetarëve, duke plotësuar ofrimin e shërbimeve që mungojnë ose rrezikojnë të mos ofrohen. Po ashtu, ardhja e profesionistëve të mërgatës do të mundësojë trajnimin dhe aftësimin e profesionistëve vendas për të ofruar këto shërbime në të ardhmen”, thuhet në komunikatën e ZKM-së.
E për arritjen e qëllimit të këtij udhëzimi, Kurti kërkoi hapa konkretë dhe të shpejtë.
“Andaj, anëtarët e Komisionit janë dakorduar që Ministria e Shëndetësisë dhe ShSKUK-ja të nisin menjëherë hapat e nevojshëm për të planifikuar sjelljen e sa më shumë të mjekëve specialistë nga mërgata për dhënie të shërbimeve dhe ofrim të trajnimeve. Kryeministri nënvizoi se jetësimi i kësaj iniciative është çështje urgjente dhe se çdo ditë vonesë është kohë e humbur.”, thuhet në komunikatë./Gazeta Infokus/
Të tjera
-
Gjendet një raketahedhës në kufi me Serbinë, Policia jep detaje
Policia e Kosovës në patrullim në zonën kufitare kanë hasur në një raketahedh...
-
Daut Haradinaj nga Gjinoci i Suharekës: Kudo që ka qeverisur Aleanca, kanë shkëlqyer ato komuna
Kandidati për deputet nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), D...
-
Xhafer Gashi: Me Lumir Abdixhikun Kryeministër, Kosova ecën përpara
Kandidati për deputet nga rradhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Xhafer Ga...
-
Kurti “kërcënon” prokurorët: Më 10 shkurt mos të dalin në punë se punë s’do të kenë
Kryeministri Albin Kurti ka “kërcënuar” përsëri prokurorët e sistemit prokuro...
-
AAK premton Ministri për UÇK-në dhe Familjen
Kandidati i AAK-së për kryeministër, Ramush Haradinaj udhëtoi sot drejt Drena...
-
Votat nga diaspora do të barten me autobus, KQZ: Drejtues do të jenë zyrtarët e MPJ, shkak mosnënshkrimi i tenderit
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve tha se tërheqja e dërgesave postare nga kutitë...
-
Driton Selmanaj: Kurti po “djersitet” pas ftesës së Prokurorisë Speciale për intervistim
Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Driton Selmanaj, ka thënë se kryem...
-
Mergim Lushtaku: Mësimdhënësit janë shtylla e zhvillimit të shoqërisë, e PDK adresa e mbështetjes për ta
Kandidati për deputet nga rradhët e Partisë Demokratike të Kosovës Mergim Lus...
-
Kjo është videoja me simbolin e paramilitarëve serbë, për të cilën LVV-ja u dënua 35 mijë euro nga PZAP
Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa ka dënuar me 35 mijë euro Lëvizjen...
-
Besnik Tahiri nga Prizreni: Kurti nuk e kupton shtetin, e as zhvillimin
Kandidati për deputet nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri ka ...
-
Provokimi i VV-së me tre gishta në Drenicë, Çitaku: Ky akt i shëmtuar s’është vetëm provokim, është përbuzje, marre
Vlora Çitaku kandidatja për deputete nga rradhët e PDK-së ka reaguar pas dëni...
-
Shahin Dervishaj: Me Prekazin legjendar do e bëjmë Kosovën 77 herë ma mirë
Kandidati për deputet nga Partia Demokratike e Kosovës, Shahin Dervishaj, ka ...