Komisioni për Buxhet i dërgon 4 emra për guvernator për votim në Kuvend

Autori: Gazeta inFokus
18:20 | 27 February 2023
Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere ka shqyrtuar listën e kandidatëve për pozitën e guvernatorit të Bankës Qendrore të Kosovës (BQK). Me këtë rast, katër kandidatë, sipas bordit, i kanë plotësuar kushtet për t’u përzgjedhur në krye të BQK-së.
Ndërkaq, në listën që është dërguar nga paneli, deputetët e partive opozitare patën kritika sa i përket mënyrës se si ka shkuar procesi i përzgjedhjes së guvernatorit. Sipas tyre, paneli ka shkelur ligjin me përzgjedhjen e guvernatorit, derisa të njëjtit kërkuan që ky konkurs të përsëritet.
Kryetari i Bordit të BQK-së dhe njëheresh anëtar i panelit për përzgjedhjen e guvernatorit, Bashkim Nurboja, tha se procesi i përzgjedhjes së kandidatëve për pozitën e guvernatorit të BQK-së është monitoruar nga Ambasada Britanike. Ndërsa ka treguar edhe për procedurën e përzgjedhjes së kandidatëve.
“Për pozitën në fjalë kanë aplikuar gjithsej 17 kandidatë, pas vlerësimeve të CV-së, për intervistim janë ftuar gjithsej 14 kandidatë dhe nga projekti është konstatuar se kandidatët e njëjtë, të 14-të i plotësojnë kushtet për intervistim. Kandidatët që nuk janë ftuar për intervistim janë informuar se nuk janë përfshirë në listën për intervistim. Pyetjet kanë qenë unike për të gjithë kandidatët me qëllim të vlerësimit real në funksion të parimit të barazisë, për të cilën kanë qenë të njoftuar të gjithë kandidatët. Dhe menjëherë pas përfundimit të intervistës së secilit kandidat, paneli ka bërë vlerësimin e kandidatëve, duke dhënë pikët për secilën fushë. Paneli u pajtua që katër kandidatë, të cilët do të marrin më së shumti pikë, do të rekomandohen në Kuvend dhe Qeveri për përzgjedhje. Renditja e kandidatëve të cilët do të dërgohen në Kuvend është vendosur që të bëhet sipas rezultateve të pikëve të kandidatëve, ku maksimumi i pikëve ka qenë 40. Katër kandidatët më të vlerësuar sipas pikëve kanë qenë Ahmet Ismaili, Nexhat Kryeziu, Lulzim Ismajli e Shkëndije Himaj. Kandidatja e katërt dhe ai i pestë kanë pasur pikë të barabarta, por pasi paneli ka vendosur t’i dërgojë 4 kandidatë, i kemi dhënë përparësi në kushte të barabarta gjinisë nën përfaqësim, në këtë rast një gruaje, megjithëse ka edhe arsye tjera”, tha Nurboja.
Kryetari i këtij komisioni, Armend Muja, tha se sa i përket çështjes së barazisë para ligjit kemi një pretendim nga një anëtar se i janë shkelur të drejtat.
“Sa i përket çështjes së barazisë para ligjit kemi një pretendim nga një anëtar se te kjo çështje atyre u janë shkelur të drejtat dhe duhet të kemi edhe në këtë rast një arsyetim pse është marrë ky vendim dhe si ka rrjedhur kjo çështje”, tha Muja.
Edhe deputetja Dude Balje ka kundërshtuar këtë vlerësim të përzgjedhjes së kandidatëve, derisa tha se nuk e përkrah këtë formë të përzgjedhjes.
“Ne kemi marrë komplet listën me pesë kandidatë. Nuk kemi kufizim brenda BQK-së me qenë katër ose pesë kandidatë, nuk ka diçka të tillë në bazë të ligjit. Kemi dy kandidatë me pikë të njëjta, në bazë të ligjit për barazi gjinore jeni të obliguar ta respektoni ligjin. Mendoj se keni shkelur Ligjin për Barazi Gjinore, jam e sigurt. Unë nuk e përkrah këtë raport, sepse Ligji për Barazi Gjinore nuk është për femra, është për barazi. Ju keni shkelur ligjin”, tha Balje.
Deputeti nga PDK, Mërgim Lushtaku ka kundërshtuar këtë mënyrë të përzgjedhjes së guvernatorit.
“Neve na kanë ardhur në adresë edhe ankesat e palëve, në këtë rast e guvernatorit tanishëm dhe kandidat në këtë garë. Pavarësisht asaj në këto kohët e fundit nuk e kam votuar asnjëherë gati raportin e BQK-së, për procedurën që ju keni përzgjedhur dhe formën, metodologjinë, unë do të jem kritik në këtë aspekt. Nëse shohim se kemi vlerësime të ndryshme por një vlerësim se ju thirreni për barazi gjinore për mua nuk pinë ujë hiç. Nëse nuk rikthehet në rivlerësim kjo listë, sigurisht se vota ime do të jetë kundër, dhe do të pamundësoj votimin për të vazhduar më tutje procedurën”, tha Lushtaku.
Deputeti nga LDK, Avdullah Hoti po ashtu tha se kjo përzgjedhje e guvernatorit është kundër ligjit.
“Nëse e shohim letrën që keni dërguar të panelit keni treguar si është zhvilluar procesi dhe keni dhënë poentimin e kandidateve, por nuk ka arsyeshmëri sipas kërkesave të ligjit. Unë vlerësoj se ky konkurs nuk është zhvilluar në përputhje me ligjin, nuk janë plotësuar kërkesat ligjore për tu plotësuar ky konkurs. Nuk ka asnjë diskutim se ligji për barazi gjinore është shkel, duhet t’i përmbahemi ligjit, në çfarë kriteri diskriminohet njëri ndaj tjetrit nëse ka pikë të njëjta”, tha Hoti.
Anëtarja e panelit për përzgjedhjen e guvernatorit, Nora Latifi-Jashari tha se është shumë e rëndësishme barazia para ligjit, duke shtuar se ka pasur edhe dallime tjera mes kandidatëve, dhe siç thotë ajo nuk është zgjedhur vetëm me ligjin e barazisë gjinore.
“Për mua është shumë shqetësuese me dëgju prej deputetëve që “barazia gjinore nuk pinë ujë”, atëherë po i bijën se edhe ligji për barazi gjinore po nga këta ligjvënës ka dalë. Për neve është shumë e rëndësishme barazia para ligjit, pasi ligji nuk e përcakton sa anëtar është dashur të vinë në kuvend. Paneli ka votuar për katër persona, katër emra, andaj tek ne me nënpërfaqësim të grave gjithandej në sektorin publik dhe privat e po ashtu në pozita udhëheqëse është shumë i ulët, andaj për neve është shumë e rëndësishme kjo. Në dy kandidatë me poena të njëjta, ne kemi vendos t’i japim trajtim preferencial në bazë të ligjit për barazi gjinore, nëse hymë në detaje tjera edhe dallimi në vlerësim mes anëtarëve ka qenë jashtëzakonisht i madh, vlerësimi i personit që po diskutoni është i fundit”, tha Jashari para deputetëve.
Në fund nga Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere është vendosur se raporti duhet të plotësohet me të dhëna duke përfshirë opinionin ligjor dhe pikët e të gjithë kandidatëve./

Të tjera
-
Gjendet i vde*kur një burrë në një banesë në Fushë Kosovë, Policia nis hetimet
Një trup i pajetë është gjetur mbrëmjen e së martës në një banesë në Fushë Ko...
-
Të enjten nxehtë, pasdite mundësi për ndonjë rrebesh shiu
Mendimi për motin – 4.06.2025 Të enjten do të vazhdoj moti i nxehtë. Filli...
-
Arrestohet një i dyshuar për shitje të kolagjenit të falsifikuar
Policia e Kosovës ka arrestuar një të dyshuar për përfshirje në veprat penale...
-
Maqedonci paralajmëron marrëveshje historike me SHBA-në në fushën e mbrojtjes
Më 13 qershor do të nënshkruhet një marrëveshje historike mes Kosovës dhe Sht...
-
Barduani takon komandantin e Gardës Kombëtare të Iowas, flasin për situatën në Kosovë
Komandanti i KFOR-it, Gjeneralmajor, Enrico Barduani, ka pritur në takim,...
-
Balje: Kurti më ofroi postin e ministres, pastaj s’më thirrën më – tani nuk e pranoj ofertën
Deputetja boshnjake, Duda Balje, ka rrëfyer detaje nga takimet që ka pasur me...
-
Goditet nga rrufeja, vd*es 65-vjeçari në Shqipëri
Një person ka vdekur, si pasojë e goditjes nga rrufeja. Ngjarja është ...
-
Koci paralajmëron veprim simbolik: Me ua mbyll derën deputetëve – s’ka me dalë jashtë pa një zgjidhje
Avokati Arianit Koci ka reaguar ashpër ndaj krizës së thelluar politike në ve...
-
KQZ në pritje të datës nga Presidentja për të filluar organizimin e zgjedhjeve lokale
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) është i përgatitur për organizimin e zgj...
-
Prokurori tregon prapaskenat e operacionit të antid*rogës “Qielli i thyer”
Informacionet për grupet kriminale që operonin në Kosovë për trafikimin e lën...
-
Abdixhiku del në terren me Përparim Ramën: Punët do vazhdojnë, bllokuesit kanë kohë
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka thënë se...
-
Bekë Berisha kandidat i AAK-së për kryetar të Prishtinës
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), ka thënë se Bekë Beri...