Lajme

Komisioni Hetimor për energjinë do ta intervistojë ambasadorin Martin Berishaj

Autori: Gazeta inFokus 13:17 | 27 May 2022

Komisioni Hetimor Parlamentar do të intervistojë krerët e institucioneve, të partive politike, ndërmarrjeve publike e ambasadorë kosovarë në lidhje me menaxhimin e krizës energjetike nga Qeveria e Kosovës.

Në mbledhjen e këtij komisioni është diskutuar për planin e veprimit, si dhe emrat të ekspertëve të cilët do të intervistohen.

Deputeti nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Artan Abrashi, ka thënë se në kuadër të personave që duhet të intervistohen duhet të jenë edhe kryetarët e partive politike.

-Advertisement-

“Propozoj qe ta mbajmë një mbledhje punuese, të japim plane tona pastaj t’i vazhdojmë me miratim. Ta bëjmë një dokument qe mos të kemi dilema gjatë rrugëtimit tonë. Konsideroj që në kudër të listës së personave që duhet të intervistohen duhet të jenë edhe kryetarët e partive politike. Këtë çështje duhet ta diskutojmë pasi t’i shohim pretendimet e tyre. Në rast se konstatojmë për t’i zbardh ato pretendime apo jo do të vërehet gjatë komisionit”, ka thënë Abrashi.

Ndërkaq, Driton Selmanaj nga Lidhja Demokratike e Kosovës, ka propozuar listën personave që duhet të intervistohen.

“Kisha një propozim qysh atë ditë qe të na sjellin dokumentin e tyre. Je i lirë të propozosh çfarëdo. Mund të ndryshojë çfarëdo që në fund me sjell të vërtetën. Po dyshoj që kemi nevojë për një punëtori. Po e lëmë një afat deri të hënën, kushdo që ka komente të dërgojë me shkrim në mënyrë që mos të prolongohemi. Kam bërë edhe listën e institucioneve që s’i t’i intervistojmë. Nga Qeveria, Zyra e Rregullatorit, Ambasadori Martin Berishaj, Avokati i Popullit, Naim Qelaj, KEK-u, KEDS-i, KESCO, KOSTT, ZRrE, Ministria e Ekonomisë dhe Financave, Kosova Thëngjilli, Agjencia Anti Korrupsion”, ka thënë Selmanaj.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
UFC EKSKLUZIVISHT NË ARTMOTION!

Të tjera