Lajme

Komisioni hetimor për energji vazhdon intervistimin e dëshmitarëve

Autori: Gazeta inFokus 07:59 | 01 December 2022

Komisioni Hetimor Parlamentar në lidhje me procesin e vendimmarrjes në sektorin e energjisë për periudhën 2006-2022, në nivelin legjislativ, ekzekutiv, rregullator dhe në ndërmarrje publike sot mban mbledhje.

Në këtë mbledhje do të bëhet intervistimi i dëshmitareve nga ZRRE për periudhën 2013-2017; Krenar Bujupi, anëtar i bordit në ZRRE, Merita Kostari, anetare e bordit në ZRRE, Arsim Janova, anëtar i bordit në ZRRE, Qemajl Mustafa, anëtar i bordit në ZRRE dhe Besim Sejfijaj, anëtar i bordit në ZRRE.

Po ashtu do të bëhet intervistimi i dëshmitarëve nga KEK për periudhën 2018-2022; Njazi Thaçi, ish-kryeshef në KEK; Luigj Imeri, ish-U.D. kryeshef në KEK, Perparim Kabashi, ish U.D. kryeshef në KEK, Nagip Krasniqi, kryeshef në KEK, Faruk Hajrizi, ish kryesues i Bordit të KEK, Rrezarta Pllana, ish kryesuese e Bordit në KEK, Hysen Fazliu, ish kryesues i Bordit në KEK, Musa Misini, ish kryesues i Bordit në KEK dhe Skender Haziri, kryesues i Bordit në KEK.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova synon të rrisë ndërgjegjësimin lidhur me çrregullimet e spektrit të autizmit në Ditën Botërore të Ndërgjegjësimit për Autizmin
-Advertisement-

Të tjera