Sport

Komisioni Disiplinor i FFK-së me dënim interesant për futbollistin e Vëllaznimit (Foto)

Autori: Gazeta inFokus 15:38 | 13 October 2017

Komisioni Disiplinor i FFK-së pas mbledhjes së mbajtur sot ka marrur vendim që futbollistin e Vëllaznimit, Yll Myrta ta dënoj me 1 muaj moslojë, transmeton Futbolli Kosovar.

Arsyeja e dënimit është pas sjelljeve josportive gjatë ndeshjes Prishtina – Vëllaznimi.

V E N D I M

-Advertisement-

YLL MYRTAJ; lojtar i klubit të futbollit “ VËLLAZNIMI “ nga Gjakova , në procedurë të inicuar disiplinore nga ana e komisionit të garave për sjellje josportive ( motivi ; pas përfundimit të ndeshjës me vrap hyri në fushë dhe iu drejtua gjyqtarëve të takimit me fyerje dhe ofendime me banale të njejtën e bëri edhe për organet e FFK-së i lartë cekuri për atë ndeshje nuk ishte në protokllin zyrtar por së në cilësi të spektatorit dhe i identifikuar me veshjen e sipërme të klubit amë ) në ndeshjën e javës së ; IX-të të Valasuperligës së Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve ; PRISHTINA – FERONIKELI e zhvilluar në stadiumin “ Rexhep Rexhepi “ në Drenas ( raportet e zyrtarëve të ndeshjës dhe deklarata e kërkuar e lojtarit Yll Myrta e dates 11.10.2017)

DENOHET
Me ndalesë loje në kohëzgjatje për ; 1 ( një ) muaj për të gjitha ndeshjet zyrtare dhe aktivitetet tjera të organizuara nga ana e Federatës së Futbollit të Kosovës në bazë të Rregullores disiplinore neni 40 paragrafi 1 pika 4

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Edicioni i 6-të i Garage Sale sjell zbritje të madhe në Comodita Home!
-Advertisement-

Të tjera