Komisionerja për Shëndetësi: BE-ja të përgatitet për valën e re të pandemisë

Autori: Gazeta inFokus
10:33 | 25 July 2022
Shtetet anëtare të Bashkimit Evropian duhet të nisin përgatitjet për valën e re të pandemisë COVID-19, që mund të ndodhë në vjeshtë dhe dimër, tha më 25 korrik shefja për shëndetësi e bllokut, duke theksuar se ka pasur “rritje shqetësuese” të shpërthimeve të virusit.
Komisionerja për Shëndetësi dhe Siguri Ushqimore e BE-së, Stella Kyriakides, po ashtu paralajmëroi se nuk ka vend për vetëkënaqësi, pasi pandemia nuk ka përfunduar.
“Fatkeqësisht, pandemia ka treguar rritje shqetësuese në disa shtete”, tha ajo për radion shtetërore të Qipros.
“Në dy muajt e fundit, ne jemi duke u përgatitur për vjeshtën dhe dimrin, të vetëdijshëm plotësisht se vala e re e pandemisë nuk mund dhe nuk duhet të rëndojë edhe më shumë ekonomitë dhe shoqëritë tona, veçanërisht në kohën kur ato janë prekur nga pushtimi rus i Ukrainës dhe inflacioni”, tha ajo.
Kyriakides, e cila është nga Qipro, i tha radios së këtij shteti se Komisioni Evropian u ka kërkuar shteteve anëtare që të përshpejtojnë vaksinimin me doza përforcuese të popullsisë mbi 60 vjeç dhe të grupeve të ndjeshme.
“Këta muaj duhet të jenë muaj përgatitor… në mënyrë që sistemet tona shëndetësore të jenë gati për valën e re të mundshme, e cila, për shembull, mund të kombinohet me gripin stinor”, tha ajo./REL

Të tjera
-
Asambleistja e VV-së në Prizren i bashkohet AAK-së
Nazife Kokollari, asambleiste në Kuvendin Komunal të Prizrenit, ka zyrtarizua...
-
Lekaj i quan të turpshme deklaratat e Kurtit për Thaçin e Veselin: Pa ta s’do të kishte shtet, flamur e as institucione që ti i ke uzurpuar
Pal Lekaj nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës i ka reaguar kryeministrit në ...
-
Terras: Pasi të formohet një Qeveri funksionale mund të ketë përparim në heqjen e masave
Raportuesi për Kosovën në Parlamentin Evropian, Riho Terras, ka folur për heq...
-
Tre të lënduar në Sllatinë nga aksidenti mes tri automjeteve
Tre persona kanë marrë lëndime trupore në një aksident trafiku të ndodhur në ...
-
Djali i Veselit i reagon Kurtit për PDK-në: Deklarim aspak dinjitoz, me qëndrime të tilla po sjell përçarje
Djali i ish-kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Kadri Veselit, Klestori, i ësht...
-
Dy të lënduar nga një aksident në Rrugën e Arbrit, vetura del nga rruga
Një aksident ka ndodhur këtë pasdite në Rrugën e Arbrit, ku si pasojë kanë mb...
-
Kroacia u rekomandon shtetasve të saj të mos udhëtojnë në Serbi
Ministria e Punëve të Jashtme dhe Evropiane e Kroacisë (MVEP) u ka rekomandua...
-
A e dini që ekzistojnë këto plazhe të jashtëzakonshme në Jug të Shqipërisë?
Shqipëria Jugore po vazhdon të befasojë me bukurinë e saj natyrore – e mes ty...
-
Prokuroria Speciale rrëzon kallëzimin penal të Elbert Krasniqit ndaj Përparim Ramës
Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka hedhur poshtë në tërësi kallëz...
-
Zgjedhjet lokale, KQZ shpjegon si duhet të plotësohen fletëvotimet
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka publikuar një video, përmes së cilës tr...
-
PDK dorëzon kërkesë në Kushtetuese për vlerësimin e shkeljeve në seancën konstituive
Partia Demokratike e Kosovës ka dorëzuar sot në Gjykatën Kushtetuese kërkesën...
-
Kurti kërkoi që të hapet ura kryesore mbi lumin Ibër, flasin nga KFOR-i: Vazhdojmë të zbatojmë mandatin tonë, bazuar në rezolutën 1244
Misioni paqeruajtës i NATO-s në Kosovë, KFOR, është përgjigjur përmes një dek...