Lajme

Aksioni i madh kundër dr*ogës dhe kri*mit të organizuar, policia konfiskon edhe një veturë

Autori: Gazeta inFokus 15:40 | 03 July 2025

Me 3 qershor policia e Kosovës me kërkesë të Prokurorisë Speciale nisi aksionin më të madh ndonjëherë kundër substancave narkotike dhe krimit të organizuar ku morën pjesë mbi 500 policë.

Në këtë aksion pati edhe të arrestuar derisa dje policia ka konfiskuar edhe një veturë në lidhje me këtë rast e cila ndodhej jashtë vendit.

Sipas policisë vetura është ndalur në rrugën Prishtinë – Pejë pasi ndodhej në listën e konfiskimit por deri më tani ishte jashtë territorit të Kosovës.

-Advertisement-

“Lidhur me rastin, në magjistralen Prishtinë–Pejë është ndaluar dhe konfiskuar një veturë me targa vendore e cila ishte në listën e konfiskimit e që deri me tani ishte jashtë territorit të Kosovës”, thuhet në njoftimin e policisë.

Në këtë aksion ishin arrestuar tre persona. Sipas Prokurorisë aksioni kishte nisur pas një pune hetimore dhe duke i zbatuar masat e veçanta hetimore, Prokurori i Shtetit dhe Gjykata Themelore në Prishtinë kanë arritur të identifikojnë një rrjet të personave të dyshuar për veprat penale ”Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge” dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.

Aty thuhet se u sekuestruan afër 5 kg substanca narkotike, tre telefona, dy vetura, dy pistoleta, 64 fishkë dhe afër 4 mijë euro para të gatshme./Gazeta Infokus

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Lansohet aplikacioni më i ri i lojalitetit që sjell t’mira pafund Kartela Plus!
-Advertisement-

Të tjera