Sport

Komenti i Muriqit në gjuhen serbe ngjallë reagime të ndryshme të tifozët e Kosovës

Autori: Gazeta inFokus 09:23 | 22 December 2020

Ylli i kombëtares së Kosovës, Vedat Muriqi, ka ngjallur reagime të shumta tek tifozët pas dy komenteve në rrjetin social instagram, shkruan Gazeta inFokus.

Muriqi kishe postuar dy fotografi në llogarinë e tij zyrtare në instagram të dielën mbrëma, pas fitores së Lazios me rezultat 2-0 ndaj Napolit, në kuadër të Serie A-së.

Në këtë postim të prizrenasit kishte komentuar një bashkëlojtar i tij tek klubi italian, por që përfaqëson kombëtaren e Serbisë.

-Advertisement-

Sergej Milinkovic Savic kishte shkruar ‘Ajde srce!’ që në gjuhën shqipe i bie ‘Hajde zemër’.

Megjithatë vëmendja nuk ishte këtu, por tek përgjigjja e vet Muriqit, i cili po ashtu shkroi në serbisht, ‘Ajmo’, apo ‘Hajde’.

Kjo ngjalli reagime të shumta tek tifozët e kombëtares së Kosovës, të cilët në forma të ndryshme shprehen mendimet e tyre.

Disa e përkrahen, e disa e dënuan ashpër këtë veprim të 28 vjeçarit.

Duke e arsyetuar se Muriq dhe Savic janë bashkë lojtar dhe nuk dijnë të flasin italisht mes vete, atëherë përdorimi i gjuhës serbe në koment nuk u la aq përshtypje.

Kurse për një numër jo të vogël të njerëzve ky koment ishte i pa tolerueshëm, duke thënë së Muriqi mund të kishte përdorur çdo gjuhë tjetër përveç asaj serbe.

Kujtojmë që Muriqi u bashkua me Lazion nga Fenerbahce në afatin kalimtar të verës së kaluar, por që akoma nuk ka arritur të gjej golin.

Lazio aktualisht gjendet në vendin e tetë në tabelë me 21 pikë./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Studio MASTER në UNI, Merr Diplomë dhe lejeqëndrim t’përhershëm në GJERMANI

Të tjera