Shëndetësi

Kombinimi i pijeve energjike me këto produkte mund të dëmtojë seriozisht shëndetin

Autori: Gazeta inFokus 09:27 | 18 May 2017

Vdekja e një adoleshenti pas konsumimit të 3 pijeve me përmbajtje të lartë të kafeinës ka ngritur shqetësimin në lidhje me rreziqet e mundshme të kësaj të fundit. 16¬vjeçari Davis Allen Cripe ndërroi jetë muajin e kaluar pas një ataku në zemër të shkaktuar nga kafeina.

Sipas mjekëve, Cripe kishte konsumuar 3 pije me përmbajtje të lartë në kafeinë, përkatësisht një pije të gazuar, një makiato dhe një pije energjike. Mjekët thonë se doza e lartë e kafeinës ka qenë shkaktari i këtij fataliteti.

Adoleshenti nuk kishte asnjë histori familjare me aritmi kardiake ose çrregullim të rrahjeve të zemrës, dhe nuk kishte asnjë problem strukturor me zemrën e tij. Si mund të kthehet në vdekjeprurëse kafeina, një përbërës kyç në shumë pije të zakonshme?

-Advertisement-

Mjekët thonë se varet nga sasia që konsumon dhe historia familjare e personit. Mayo Clinic raporton se afro 400 mg kafeinë në ditë është e sigurt për shumicën e të rriturve që janë në gjendje të mirë shëndetësore.

Nuk është përcaktuar akoma një dozë e saktë për adoleshentët, duke qenë se nuk lejohen të bëhen studime mbi efektet e saj tek fëmijët.

Megjithatë, ekspertët rekomandojnë prindërit që të mbajnë fëmijët larg pijeve energjike, duke qenë se kanë përmbajtje të lartë të kafeinës.

Ekspertët thonë se kafeina shkakton dëmtime serioze në zhvillimin e sistemit neurologjik dhe kardiovaskular të fëmijës. Prandaj, pijet me përmbajtje të kafeinës, përfshirë pijet e gazuara, duhet të shmangen.Burimi:Shëndeti.com

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Artmotion vjen me Super Zbritje – Mos e humb!
-Advertisement-

Të tjera