Kombëtarja U19 (femrat) do të përballet me Gjermaninë
Autori: Gazeta inFokus 11:28 | 02 October 2018
Kombëtarja e Kosovës U19 në konkurrencën e femrave sot do ta zhvillojë ndeshjen e parë në kuadër të kualifikimeve për Evropianin 2019, që do të mbahet në Skoci, shkruan Gazeta inFokus.
Vashat e drejtuara nga përzgjedhësi Kushtrim Munishi tash e tri ditë ndodhen në Belfast të Irlandës së Veriut, aty ku do të luhen ndeshjet kualifikuese të grupit 9, ku krahas Kosovës bëjnë pjesë edhe Irlanda e Veriut, Gjermania dhe Estonia.
Fati deshi që qysh në ndeshjen e parë Kombëtarja jonë të ballafaqohet me favoriten e këtij grupi, Gjermaninë, ndeshje e cila do të luhet sot në orën 14:00 sipas orës lokale në Belfast.
Kombëtarja jonë dje e ka mbajtur stërvitjen e katërt dhe atmosfera në grup është shumë e mirë, derisa vashat dhanë maksimumin në stërvitje. Në përkrahje të vashave në Belfast ndodhet edhe presidenti Agim Ademi, i cili në vazhdimësi e ka përkrahur zhvillimin dhe përparimin e futbollit të femrave.
Ai e ka ndjekur nga afër edhe stërvitjen e djeshme së bashku me anëtarët e Komitetit Ezekutiv, Vjollcë Krasniqi dhe Xhelal Broja, si dhe sekretarin e përgjithshëm, Eroll Salihu. Në stërvitjen e djeshme përzgjedhësi Munishi me asistentët e tij, Megzon Visoka e Labinot Qosa punuan në aspektin tekniko-taktik, duke dhënë instruksionet e qarta për futbollistet për duelin me gjermanet, të cilat pa dyshim janë rivale tejet të forta.
Gjendja e futbollisteve është shumë e mirë, me përjashtim të Gjenifer Pjetrit, e cila me këshillën e stafit mjekësor ka stërvitur e diferencuar me disa vrapime të lehta, pasi ende nuk është shëruar plotësisht nga lëndimi. Ndërkohë, brengosës është fakti se krejt në fund ka dështuar edhe udhëtimi i dy lojtarëve shumë cilësore, ku Anita Racaj dhe Sabrije Krasniqi. Sidoqoftë, stafi i Kombëtares U19 ka besim tek lojtaret që ka në dispozicion dhe shpreson se ato do të japin më të mirën e tyre.
Deklaruan para ndeshjes
Kushtrim Munishi: Sot na pret një ndeshje tepër e vështirë, pasi kemi të bëjmë me një kundërshtar si Gjermania. Por, ne besoj që jemi përgatitur shumë mirë për këto kualifikime si në Prishtinë, ashtu edhe këtu në Belfast. Jam i bindur se futbollistet tona do të jenë maksimalisht të përkushtuara që ato gjëra që i kemi bërë në stërvitje t’i zbatojnë në fushë. I njohim cilësitë e gjermaneve, por ne e kemi përgatitur lojën mirë dhe tash mbetet të shohim se çfarë do të prodhojë loja.
Leonora Ejupi: Kemi punuar shumë mirë gjatë këtyre ditëve në stërvitje. Harmonia në ekip është shumë e mirë dhe jam e bindur se secila lojtare që do të luajë do ta japë maksimumin në fushë. Gjermania është kombëtare gjigante, por ne do të mundohemi t’i befasojmë.
Verona Berisha: E kemi përballë një kundërshtar shumë të fortë si fizikisht ashtu edhe faktikisht, por edhe ne jemi përgatitur shumë mirë, pasi trajnerët kanë punuar me përkushtim të madh. Shpresoj se nuk do ta zhgënjejmë me lojë e me rezultat as presidentin e federatës dhe krejt stafin që ka ardhur për të na mbështetur. /Gazeta inFokus
Të tjera
-
Bedri Hamza u kërkon qytetarëve të bëhen zëri i tij: Garantoni për programin tim, siguroni që e mbaj fjalën!
Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka mbajtur një takim edhe m...
-
Arton Demhasaj: Mobilizimi i madh në Strellc për një Kosovë Fituese dhe anëtarësim në NATO
Kandidati i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) për deputet, Arton Demhas...
-
Mergim Lushtaku: Takimet madhështore në Qirez, Terstenik, Abri dhe Drenas vulosin fitoren e madhe të PDK-së
Kandidati për deputet nga Partia Demokratike e Kosovës, Mergim Lushtaku, ka z...
-
Shahin Dervishaj: Fshati Qirez në Skenderaj, mundet 77 herë ma mirë
Kandidati për deputet nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Shahin Der...
-
Haradinaj për sulmet e Kurtit ndaj mediave: Nuk kemi nevojë për diktator që na tregon cila është e drejta
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovë (AAK), Ramush Haradinaj, ka reagu...
-
Imri Ahmeti: Lipjani është bastioni i ndryshimit, së bashku me Lumir Abdixhikun do ta rikthejmë Kosovën në rrugën e drejtë
Kandidati për deputet nga rradhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Imri Ahme...
-
Gjendet një raketahedhës në kufi me Serbinë, Policia jep detaje
Policia e Kosovës në patrullim në zonën kufitare kanë hasur në një raketahedh...
-
Daut Haradinaj nga Gjinoci i Suharekës: Kudo që ka qeverisur Aleanca, kanë shkëlqyer ato komuna
Kandidati për deputet nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), D...
-
Xhafer Gashi: Me Lumir Abdixhikun Kryeministër, Kosova ecën përpara
Kandidati për deputet nga rradhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Xhafer Ga...
-
Kurti “kërcënon” prokurorët: Më 10 shkurt mos të dalin në punë se punë s’do të kenë
Kryeministri Albin Kurti ka “kërcënuar” përsëri prokurorët e sistemit prokuro...
-
AAK premton Ministri për UÇK-në dhe Familjen
Kandidati i AAK-së për kryeministër, Ramush Haradinaj udhëtoi sot drejt Drena...
-
Votat nga diaspora do të barten me autobus, KQZ: Drejtues do të jenë zyrtarët e MPJ, shkak mosnënshkrimi i tenderit
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve tha se tërheqja e dërgesave postare nga kutitë...