Lajme

Kombëtarja e Kosovës mbërrin në Çeki

Autori: Gazeta inFokus 14:05 | 13 November 2019

Kombëtarja e Kosovës ka arritur tashmë në Çeki për ndeshjen e nesërme e cila fillon nga ora 20:45.

Kjo ndeshje e Kosovës si mysafir në Republikën e Çekisë, konsiderohet ndër më të rëndëishmet në historinë e kombëtarës së Kosovës.

Kjo pasi ndeshja në fjalë mund të jetë vendimtare për kualifimin e Kosvoës në Evropianin 2020.

-Advertisement-

Republika e Ccekisë, momentalisht gjendet në pozitën e dytë, apo një pikë më shumë se sa Kosova.

Kështu, në këtë formë, një fitore eventuale e Kosovës, do ta vinte në vendin e dytë, pozitë kjo e cila e garanton kualifikimin në kampionatin Evropian në futboll.

Megjithatë, është edhe një lojë tjetër shumë e rëndësishme e Kosovës, veç 3 ditë më pas.

Më 17 nëntor, në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishitnë, Kosova pret si mysafir një prej ekipeve më të forta në botë, Anglinë, e cila është në vendin e parë në grupin A./Gazeta inFokus/

 

 

 

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Kryetari Përparim Rama pjesë e ‘Mayor’s Talk’

Të tjera